Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Postimet e fundit në Facebook/ Ç’i ka ngjarë Ilir Metës?

Lapsi.al 11 July 2019
Postimet e fundit në Facebook/ Ç’i ka ngjarë Ilir

Presidenti i Republikës ka befasuar shumë nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale me postimet e ditëve të fundit. Këtë të enjte në mëngjes ai u shfaq në Facebook me një fanelle të skuadrës së njohur skoceze Celtik i Glasgout, nën të cilën vuri diçiturën : "Once you're a Celt you're always a Celt ... Hail Hail??" (nëse jeni një herë një celt, ju jeni gjithmonë një celt).

Por me kurioze ishte ajo që postoi dje në Facebook. Nga Sarajeva ai u shfaq në një video duke mbajtur në dorë një qen boshnjak, Darkon.

Përpos faktit se e gjitha dukej fallco, imazhet kishin ngërç, madje gjatë gjithë kohës Meta e hidhte mbi llërë Darkon e gjorë sikur të qe një bebe që po e përkundte për gjumë, mesazhi i tij se macet nuk shkojnë me qentë, nuk u kuptua nga askush.

Një mesazh, jo në stilin e zakonshëm, as të vetë Metës e aq më pak në traditën e postit që mban, me gjysëm ironi dhe gjysëm sarkazëm, kreu i shtetit i dërgoi edhe protestuesve të opozitës përpara mitingut të tyre të fundit… “Ju lutem dhe për sa më pak zhurmë sot, në respekt të organizatës socialiste në KQZ, që po punon ditë e natë të përputhë rezultatet, me tejkalimet e shfrenuara që vazhdojnë çdo moment” shkroi ai.

Po e çuditshme qe dhe videoja duke notuar në det, siç bënte dikurë Sali Berisha kur ishte në pushtet, ku dukej një ironi direkte për kryeministrin Rama:” MOTTO OF THE DAY! Më mirë në det, se në pishinë!

Kjo puna e notit me sa duket i ka mbetur kunjë presidentit, i cili edhe një një letër publike drejtuar Edi Ramës, pasi ky nuk i shkoi në takim para zgjedhjeve shkruajti: “I dashur Edi, Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, nga mundësia për t’u takuar bashkë.

Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti iu përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës”. Po në të njëjtën letër Meta doli nga stili presidencial duke hartuar një tekst ku bëhej ironi me dashurinë e dy liderëve të majtë për doktorin, nuk harrohej të përmendej Ramiz Alia dhe së fundi mbyllej me thirrjen: “Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje”.

Të gjitha këto evenimente, që klikohen lehtë në faqen e Ilir Metës në Facebook, kanë yshtur shumë njerëz të pyesin? Ç’i ka ngjarë presidentit? Çfarë ka ndodhur që ai ka dalë nga shinat e veta normale? Pse ky ndryshim kur Ilir Meta është një politikan me fjalor të reduktuar, me fraza të shkurtra dhe të kujdesshme, që nuk ka shpërthime që tërheqin vëmendjen, por nuk bën pothuajse kurrë lapsuse?

Pas këtyre pikpyetjeve duket qartë se ka një thyerje drastike në mënyrën e komunikimit të një politikani tipik si presidenti aktual. Kundërshtarët e tij thonë se “Ilir Meta kërcen si prifti nga belaja” para ndonjë rreziku që po i kanoset, ata që e mbështesin ia atribuojnë atë euforisë pas dështimit që pësoi Rama në 30 qershor. Këto janë spekulimet kryesore.

L’image contient peut-être : une personne ou plus, personnes debout, océan, plein air et eau

Por ajo që të gjithë shpresojnë të mos ndodhë është që edhe një politikan që ka ditur ta ruajë fasadën serioze, të mos ketë rënë viktimë e politikës spektakël që e ka kthyer në normë Edi Rama.

Rama sillet kështu sa herë është në hall. Por duhet pranuar se ai ka një lloj talenti për të aktruar gjë që e ushtron prej vitesh. Prandaj Ilir Metës nuk i leverdis ta kopjojë vëllain e tij armik, jo vetëm për faktin se këtë gjë e bën më keq sesa ai, por edhe për interes publik: sepse shndërrimi i politikës në spektakël, në këto anë, ka kuptimin e një personazhi hajdut dhe bandit, që ngaqë nuk do ta thërrasin me emrin e vërtetë, u kërkon shqiptarëve ta trajtojnë si klloun.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI