Flash

Video / Mrekullinë Laçit ia mohon Levi: 1-1 kundër Beer Sheva

Lapsi.al 11 July 2019
Video / Mrekullinë Laçit ia mohon Levi: 1-1 kundër Beer Sheva
Laçi ka marrë një pikë të vlefshme në shtëpi ndaj Hapoel Beer Sheva duke e lënë ende të hapur kualifikimin për në Europa League. 1-1 është mbyllur sfida e kurbinasve ndaj skuadrës izraelite, me gola të shënuar nga Kyrian Nwabueze dhe Gal Levi. Sfida në stadiumin e Laçit ka nisur me gol për vendësit në minutën e 3'-të. Ishte amerikani me origjinë nigeriane, Nëabueze autori i golit të skuadrës së Starovës. Një rast shumë të mirë për të shënuar pati edhe Xhixha, që goditi nga mesi i fushës, por devijimi i portierit izraelit i mohoi atij golin e dytë për laçianët, që gjithsesi hynë në dhomat e zhveshjes në avantazh. Në pjesën e dytë, Hapoel ishte në kërkim të barazimit. Pas tri tentativave të rrezikshme radhazi, në minutën e 60'-të, izraelitët barazuan shifrat me anë të Gal Levi. Miqtë tentuan të dyfishonin në minutat e fundit të ndeshjes, por portieri Selmani mbajti Laçin në lojë për kualifikimin që do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Izrael.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI