Flash

Ndizet përplasja Atletiko- Barcelona, shkak kontrata e Grizman

Lapsi.al 12 July 2019
Ndizet përplasja Atletiko- Barcelona, shkak kontrata e Grizman

Griezmann është lojtar i Barcelonës, por lufta do të vazhdojë dhe mes klubeve s’ka përfunduar. Barcelona zyrtarizoi nënshkrimin me Antoine Griezmann, duke bërë të ditur se kanë paguar në La Liga shumën prej 120 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit të francezit pas 30 qershorit.

Në lidhje me këtë ka reaguar Atletico Madrid, duke theksuar edhe një herë se duan 200 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin e tyre, duke qenë se Barcelona dhe Griezmann e kanë arritur marrëveshjen në muajin mars, kohë kur klauzola e largimit të tij ka qenë 200 milionë euro.

“Antoine Griezmann, i përfaqësuar nga avokati i tij, është paraqitur në selinë e Ligës së Futbollit Profesional për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën që lidh lojtarin me Atletico Madrid, pasi ka depozituar FC Barcelona në emër të lojtarit shumën prej 120 milionë euro Atletico Madrid e konsideron të pamjaftueshme shumën e depozituar për të aktivizuar klauzolën e largimit, për shkak të kompromisit që lojtari dhe Barcelona kanë arritur para se klauzola të ulet nga 200 milionë në 120 milionë. Marrëveshja mes tyre ishte edhe para datës në të cilën klauzola u ndryshua në komunikimin që lojtari bëri më 14 maj duke njoftuar largimin e tij nga klubi“.

“Atlético de Madrid beson se përfundimi i kontratës ka ndodhur para fundit të sezonit të kaluar për shkak të ndodhive, akteve dhe demonstrimeve të kryera nga lojtari dhe prandaj ai ka lluar procedurat që ai e konsideron të përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tij legjitime”, përfundon deklarata.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI