Flash

FOTO/ Fituesi i unazës në NBA në rrezik për jetën: aksidentohet me makinë, trauma në kokë dhe toraks

Lapsi.al 14 July 2019
FOTO/ Fituesi i unazës në NBA në rrezik për jetën:
Ognjen Kuzmic ka mbetur i plagosur në një aksident automobilistik. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Crvena Zvezda. 29 vjecari serb, ish-qendra e Real Madrid e Golden State Warriors me të cilët ka fituar titullin e NBA në 2015 ka pësuar plagë të rënda në kokë e toraks. Gjendja e basketbollistit është e rëndë dhe priten njoftime të reja në orët e ardhshme. Informacionet e para flasin për dëme në kafkë dhe gjoks, me mundësinë serioze të dëmeve cerebrale. Kuzmic ishte kthyer kohët e fundit në Serbi pas dy sezoneve me Real Madrid. Aksidenti rrugor ka ndodhur në Banja Luka. Kuzmic po kthehej nga një ceremoni martesore, kur Porsche i tij është përplasur me një Bmw.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI