Flash

Napoli priste James Rodriguez, Ancelotti zhgënjehet nga i preferuari i tij

Lapsi.al 14 July 2019
Napoli priste James Rodriguez, Ancelotti zhgënjehet nga i preferuari i tij
"Bombazo a la vista". E përditshmja spanjolle Marca ka lëshuar bombën e merkatos, duke befasuar Napolin keq: "James Rodriguez dëshiron Atletico Madrid". Për tifozët e Napoli nuk është ekzaktësisht lajmi më i bukur, edhe pse fjalët e fundit të Aurelio De Laurentiis e Carlo Ancelotti e kishin lënë të kuptohej se tratativa për kolumbianin ishte komplikuar. Sipas Marca, dëshira e James Rodriguez për të jetuar në Madrid do të bënte diferencën. Por edhe për Atletico nuk do të jetë e thjeshtë, sepse Real Madrid (pronari i kartonit) vendos kushte ndaluese për blerësit e mundshëm e nuk pranon për momentin një huazim me të drejtën e blerjes. Por është e qartë se burimet financiare në dispozicion të Atletico nuk mungojnë. Atletico ka investuar fuqishëm për Joao Felix, duke paguar 126 milionë, por Simeone, i gatshëm të ndryshojë modul loje pas lamtumirës së Griezmann, do të ishte i lumtur të mirëpriste kolumbianin që magjepsi në Botërorin 2014 e pastaj nuk arriti të konfirmohej kurrë në të njëjtat nivele stratosferike. Tekniku argjentinas do të tentojë ta rikthejë në majën e futbollit, Ancelotti do të provojë edhe njëherë me mesazhe për ta bindur James se do të jetë më mirë në Napoli, por kolumbiani duket se ka sfidë atë në Madrid dhe nuk ka lidhje me qytetin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI