Flash

Nga Bayern Munchen, në shitës në Amazon për të kuruar vajzën e sëmurë: drama e ish-talentit të madh Dale Jennings

Lapsi.al 14 July 2019
Nga Bayern Munchen, në shitës në Amazon për të kuruar

Ajo e Dale Jennings është në dukje një histori si shumë të tjera: një djalosh që nuk arrin të cajë në futboll. Me një të vecantë: ai ia kishte dalë, por u sabotua. Në 2011, në moshën 18 vjecare, konsiderohej një nga talentet më të mëdhenj të futbollit anglez. Bayern Munchen, për ta patur, pagòi 2,3 milionë tek Tranmere Rovers. Vetëm se në moshën 26 vjecare Jennings punon si kontrollor cilësie tek Land Rover e luan në serinë e nëntë angleze: "Shpresoj të arrijë në Premier League – ka thënë Dale për Daily Mail –, në futboll asgjë nuk është e pamundur. Sa keq që kur arrita në Mynih nuk u tregova profesional sa duhej. Nuk e mora transferimin seriozisht".

Në Gjermani, Jennings nuk u përshtat kurrë: nuk kërkoi asnjëherë të mësonte gjuhën dhe hante ushqime të gatshme, jo ideale për një sportist. "Para se të shkoja në Mynih nuk kisha gatuar kurrë, nuk kisha përdorur lavatrice. Isha mësuar ti bënin të tjerët për mua". Kur u kthye në Angli në 2013, nuk arriti tia dilte as tek Barnsley as tek Dons, në të dy rastet për probleme me peshën: "Të mendosh që të hash gjëra të pashëndetshme nuk është problem, është gabim i madh". E gabim pas gabimi, në 2016 Jennings e pa veten pa skuadër, deri kur në 2017, diagnostikuan me leucemia të bijën Mila: "Të mësoje se kishte një sëmundje kaq të keqe ishte e tmerrshme, nuk ka gjë më të keqe në botë". Për të mbledhur para fillova të punoja për Amazon e pastaj si kontrollor cilësie tek Land Rover. Në të njëjtën kohë luan në kategorinë e 9 angleze me Runcorn Toën. "Duhet të justifikoj mbështetjen që më ka dhënë familja në këto vite. Duhet të punoj të jem aty ku teorikisht duhet të isha: në Premier League". Historia e Jennings mund të ngjajë me shumë të tjera. Por ai nuk ia ka dalë për mungesë talenti, por sepse mendtë i erdhën shumë vonë. Edhe pse ai shpreson ende se mund të rikuperojë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI