Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Del dokumentari “bombë” në RAI3/ Rruga e re e kokainës Kolumbi – Meksikë – Shqipëri

Lapsi.al 15 July 2019
Del dokumentari “bombë” në RAI3/ Rruga e re e

Publikohet një tjetër dokumentar “bombë” i medieve të huaja që hedh dritë mbi rrugët e trafikut të kokainës nga Amerika Latine deri në Europë duke kaluar nga Shqipëria. Bëhet fjalë për dokumentar me 5 seri të RAI 3 të quajtur “Narcotica” i realizuar nga gazetari investigativ Valerio Cataldi dhe që zbulon linjën e re të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Meksikë deri në Shqipëri. Seria e parë publikohet në 27 korrik në RAI 3 dhe për momentin është publikuar vetëm një pjesë e shkurtër e tij.

Gazeta “La Repubblica” shkruan se dokumentari na dërgon në qendër shtetit Guerrero, një nga më të varfrit dhe më të trazuarit e Meksikës jugperëndimore, por edhe një qendër për trafikun e madh të kokainës dhe heroinës të destinuar për tregjet amerikane dhe evropiane.

“Narcotica, ka bërë një udhëtim me 5 pjesë që nis në Meksikë, vijon në Kolumbi dhe mbyllet në Shqipëri” – shkruan “La Repubblica”, citon lapsi.al. TG3 dhe RAI3 kanë zgjedhur një orë të vonë për ta transmetuar (23.20) ndoshta për shkak të pamjeve të rënda dhe mënyrës së drejtpërdrejtë të trajtimit të ngjarjeve.

Pjesa e parë është fokusuar në shtetin meksikan se si shteti është i pafuqishëm të luftojë kartelin e drogës “Cartel del Sur”. Aty tregohet se si një grusht burrash që tashmë të lënë në mëshirë të fatit nga shteti janë duke luftuar të vetëm me narkotrafikantët.

“Kjo nuk është hera e parë që banorët vendas vendosin të bashkohen dhe të vetëmbrohen nga masakrat e narkotrafikantëve. Ka ndodhur më herët në Michoacán dhe është pasuar edhe në shtete të tjera. Çështja është se ata bezdisin edhe vetë qeverinë pasi ajo duket e paaftë në sytë e botës. Shteti i akuzon si bashkëpunëtorë, të rrezikshëm politikisht, të përndjekur nga drejtësia dhe në fund shumë prej liderëve të këtyre grupeve janë tërhequr zvarrë në rrugë” – thotë gazetari Valerio Cataldi, citon lapsi.al. Ai rrëfen edhe për fshatrat e Guerrero, të zgjedhura nga “Cartel del Sur” për të kultivuar opium i cili transformohet në heroinë.

Në këtë histori përfshihet më pas edhe organizata mafioze “N'drangheta” e konfirmuar si një nga organizatat kriminale me kontaktet më të mira në Meksikë për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në Kolumbi gazetarët e dokumentarit “Narcotica” kanë shkuar në Catatumbo ku janë laboratorët klandestinë të drogës. Pjesa e fundit e dokumentarit rikthehet në Meksikë dhe më pas në Shqipëri.

Është gazetarja Daniela Rea që shpjegon më së miri realitetin e nisur nga Cataldi në pjesën e parë. “Nuk bëhet fjalë për një luftë ndaj drogës, por një kërkim në vazhdimësi të bashkëpunimit mes shtetit dhe karteleve” – shkruan “La Repubblica”.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur në Shqipëri është sekuestruar kokainë që vinte nga Kolumbia. Rasti më i bujshëm është ai i kapjes në Durrës së 613 kg kokainë e fshehur në konteinerët e bananeve. Vlen për tu përmendur edhe laboratori i Xibrakës ku përpunohej kokainë e ardhur nga Amerika Latine dhe ku u kapën edhe 2 kolumbianë. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI