Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Kulisat e errëta të shkarkimit të Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë

Lapsi.al 16 July 2019
Kulisat e errëta të shkarkimit të Arben Malajt nga Banka e
Nisma e deputetëve të rilindjes për të shkarkuar ish kolegun e tyre Arben Malaj nga Këeshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë janë shenja e qartë, se bashkë me vendosjen e monizmit politik, po ringjallet edhe ligji kundër agjitacionit dhe propagandës. Fakti se me një shkresë prej 9 faqesh, 28 deputetë të PS-ës i propozuan Kuvendit shkarkimin e Malajt për “shkelje të rënda etike”, nuk është thjeshtë një nëpërkëmbje e pavarësisë së institucioneve. Ai nuk është vetëm një akt në kundërshtim me ligjin. Shkelja këtu është flagrante dhe nuk ka nevojë për koment. Sipas “Ligjit për Bankën e Shqipërisë” (Neni 47- Pika 2), “për shkelje etike”, anëtarët e Këshillit Mbikqyrës “shkarkohen nga Kuvendi me propozim të shumicës së anëtarëve të Këshillit”. Por e bukura është se Këshilli Mbikëqyrës që përbëhet nga 9 anëtarë (Gent Sejko, Luljeta Minxhozi, Natasha Ahmetaj, Tonin Kola, Suela Popa, Edlira Luçi, Artan Hoxha, Ridvan Bode dhe Arben Malaj) nuk ka pranuar ta bëjë këtë propozim. Lexo më tej:

Propozimi për shkarkimin e Malajt, VOA: Nga të njëjtët deputetë që e mbështetën për anëtar Bordi në BSH

Dhe kështu policia e fjalës së Rilindjes ka vendosur ta marrë vetë këtë kompetencë duke i poropzuar kuvendit pa marrë miratimin e shumicës së Këshillit Mbikqyrës së Bankës. Me kërkesën e paraqitur rilindasit i kanë marrë kompetencën e propozimit Këshillit duke interpretuar kodin e Procedurave Administrative, që thotë se kur një detyrë nuk zbatohet, apo refuzohet të zbatohet nga zyrtari i ngarkuar, atëherë kompetenca mund të ushtrohet drejtpërdrejt nga organi që ka detyrimin ligjor për të vendosur në lidhje me çështjen”. Po e bukura është se çfarë quhet shkelje e etikës, nga njëri prej ish eksponentëve kryesorë  të Partisë Socialiste, ish ministër i Financave dhe Ekonomisë, kandidat për kryeministër dhe lider i kësaj partie? Faji i tij i vetëm është se ka qenë kritik në llogarinë e tij në Facebook me qeverinë dhe Edi Ramën. Dhe prandaj po ndëshkohet për tu bërë një smbol se këtej e tutje gjithkush duhet të mbyllë gojën. Kjo pwrbwn anwn e errët e kësaj historie që është një kambanë më shumë për ata që nuk janë të ndërgjegjshëm për regjimin që po instalohet. Por si gjithmonë me ngjarje të tilla, bashkë me anën e errët bashkëjeton edhe pjesa komike. E natyrisht këtu kampion është Erion Veliaj. Sot kur ish drejtuesi i PS po linçohej, lakeu i rilindjes ka publikuar një fabul të ndryshme në mediat pranë tij. Ai ka nxjerrë në publik një letër personale përmes së cilës vëllai i Malajt (shiko poshte) i kërkonte një leje ndërtimi. Pra mesazhi qe i qartë: Malaj u bë kritik se të vëllait nuk i dhamë leje. Por, ajo që duhet kuptuar është shumë më e rëndë: nëse shan partinë dhe udhëheqësin, jo vetëm të flakim në rrugë në mënyrë anti ligjore, por edhe të denigrojmë personalisht duke të marrë në gojë farë edhe fis. Guxoni më po të doni të jeni kundër pushtetit monist dhe udhëheqësit të lavdishëm. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI