Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Makthi i Flamurtarit, 31 korriku: të gjithë ikin, edhe drejtori Behari

Lapsi.al 16 July 2019
Makthi i Flamurtarit, 31 korriku: të gjithë ikin, edhe drejtori Behari

Pak më shumë se një muaj nga nisja e kampionatit, Flamurtari ende është në ajër. Asnjë lëvizje në kampin kuq e zi, me përjashtim të largimeve të pothuajse gjithë grupit të lojtarëve të sezonit të kaluar. I fundit që braktisi flotën kuqezi ishte drejtori Ardi Behari, cka do të thotë se situata në kampin vlonjat është më e vështira në të paktën 10 vitet e fundit. Administratori, Sinan Idrizi, është duke pritur Julian Ahmatajn në krye të pankinës, por ish-mbrojtësi nuk ka kthyer përgjigje, i tmerruar nga gjendja në të cilën ndodhet klubi: pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm do të jenë kryesisht të rinjtë e ardhur nga Akademia.

E paimagjinueshme si mund të mbijetojë një skuadër me burime vetëm të lojtarëve të rinj, edhe nëse kalohet pengesa e parë, që është makthi i vlonjatëve - 31 korriku, afati i fundit i licensimeve nga Komsioni i Licensimeve në FSHF. E gjithë shpresa është që Franc Veliu Blerim Kotoobelli e Andi Ribaj të qendrojnë. Lojtarët nuk janë shprehur ende, e një ide është që të jenë pjesë e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm, për ti dhënë një dorë edhe shokut të tyre Artim Pollozhani, që ka detyrën të bëjë merkaton e Flamurtarit. Detyrë e vështirë për mbrojtësin që duhet ti bëjë të gjitha lëvizjet free, sepse më parë klubi duhet të shlyejë principlain e borxhit e më pas të bëjë marrëveshje me Federatën, për tu prezantuar sërisht në Superiore.

Një grup lojtarësh që mund të kthehen të rëndësishëm janë Fjoralb Deliaj, Mucollari, Rrapaj apo Ziaj, ndërsa rikthimet (për fanellë) të Orjad Beqiri e Ardit Hoxhaj mund ti japë shpresë e të bindë Ahmataj, të guxojë të pranojë ofertën në Vlorë. Në pritje se cfarë do të ndodhë me privatizimin dhe problemet finaciare, nga të cilat Idizi kërkon edhe njohjen e pagesave të bëra për borxhet e vjetra, nga Bashkia e Vlores, duket se Flamurtari i sezonit të ardhshëm është në emergjencë pa nisur kampionati.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI