Flash

“Jam motra e të fejuarit tim, sepse i kemi flokët njësoj..." E fejuara e Malcuit reagon ndaj sulmeve raciste në Napoli

Lapsi.al 17 July 2019
“Jam motra e të fejuarit tim, sepse i kemi flokët
Një shfryrje në plot kuptimin e fjalës. E fejuara e Malcuit, mbrojtësit të krahut të Napoli, nuk përdor fjalë të buta në disa stories në Instagram. "Që kur kam arritur, napoletanët janë të neveritshëm me mua! Jam e shëmtuar, jam motra e të fejuarit tim sepse i kemi flokët njësoj..." sulmon Ashley Rose. "Ah!!! Harrova! Duhet të mbaj dietë. Por më kishin paralajmëruar: nuk jam e bardhë e elegante, me flokë të gjatë e të drejtë – vazhdon mesazhi – Kam flokë afro (kur nuk kam paruke), jam e zezë e me forma... Jo ideale për një 'grua futbollisti’. Më pëlqejnë format e mia, e dua lëkurën time, flokët e mi e kur shoh komentet jam edhe më e bukur se të gjitha ju, sepse kam shpirtin të bukur. Nuk jam në lidhje me ty, kështu që opinion yt nuk më intereson". Kështu Ashley Rose në një tjetër story shton: "Më është thënë përpara se të vija këtu që napoletanët kishin reputacionin e të qenit racistë, nuk doja ta besoja, por shoh që është shumë e vërtetë (jo të gjithë për fat). E pastaj është shumë e lehtë që pas një telefoni". REAGIMI I NAPOLI Lexuam mesazhin e të fejuarës së Malcuit @KevzRose, që ka marrë fyerje raciste. Jemi të turpëruar. Napoletanët nuk janë racist. Por sigurisht që ka budallenj mes tyre. E ne i dënojmë me forcë. Ndjesë @ashleyroseglam

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI