Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

"Milan dëshiron Modric". Biografi i kroatit i bën kuqezinjtë të ëndërrojnë

Lapsi.al 17 July 2019
"Milan dëshiron Modric". Biografi i kroatit i bën
Nga zhgënjimi për refuzimet e vazhdueshme tek ëndërra (gati) e pamundur: Luka Modric. Tifozët e Milan rinisin nga lojtari teorikisht më i fortë i mundshëm, Topi i Artë në fuqi, për të harruar ata që nuk u veshën kuqezi, mes të cilëve edhe Jordan Veretout, tashmë një hap larg Romës. Zërat që mbërrijnë nga Spanja janë befasues dhe hapin kështu një tjetër episod sfilitës me në qendër Modric, pas atij të lidhur me Inter në sezonin e kaluar. I ka ndezur shpresat biografi i lojtarit, Vicente Azpitarte. Ishte pikërisht ai që në Tëitter publikoi foton e kroatit me vijat kuqezi që zënë vend në fanellën e bardhë dhe me shkrimin shoqërues: "Do të jetë një verë emocionuese". Si do të arrijë Milan të ketë një lojtar që fiton 12,5 milionë në vit me një tavan pagash prej 3,5 për të ardhurit e rinj është një histori më vete. Gjithnjë sipas Azpitarte, por edhe sipas logjikës, një huazim me të drejtën e blerjes mund të jetë një pistë e kalueshme, duke konsideruar edhe momentin ekonomik të klubit. Përkundrazi, sipas të përditshmes Marca, që në edicionin online del hapur "Milan dëshiron Modric", një negociatë e tillë nuk do të bëhet. Sepse lojtari nuk shkon në skadencë kontrate në fund të sezonit, por në 2021, duke sqaruar se pas fitimit të Topit të Artë, është bërë rinovimi automatik i kontratës e, sepse Modric preferon të qendrojë tek Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI