Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Prapaskena/ De Ligt bardhezi që fëmijë: "Idhujt e mi të gjithë italianë, nga Scirea tek Nesta"

Lapsi.al 18 July 2019
Prapaskena/ De Ligt bardhezi që fëmijë: "Idhujt e mi të
Matthijs De Ligt di të zgjedhë modelet, pikat e referimit e mesa duket edhe skuadrën. “Jam magjepsur gjithnjë nga mënyra si mbrojnë italianët. Mes idhujve të mi janë Nesta, Maldini, Baresi, Scirea e Cannavaro”, ka thënë lojtari në një intervistë. Mbrojtësi hollandez ka shpjeguar më pas përse zgjodhi Juventus: «Vendimi im nuk ishte i lehtë, kishte shumë alternativa, por bëra atë që mendova se ishte më e mirë për mua.Faktori deciziv ishte besimi që më transmetuan drejtuesit e Juve», shpjegoi 19 vjecari. Në fund edhe një përshëndetje për ish-skuadrën e tij. «Kam luajtur për 10 vjet në sektorin e të rinjve e për tre me skuadrën e parë të Ajax. Kam përjetuar momente të bukura e të këqija. Ishte si të ecje në malet ruse. Por në jetë ka një moment ku duhet dhënë lamtumira: tani duhet të bëj një hap para. Do të më mungojnë të gjithë, askush nuk e di cfarë rezervon e ardhmja». Matthijs De Ligt i ka emocionuar ndërkohë tifozët e tij të rinj me ripërshkrimin në Instagram "të ditës së parë si juventin, dita e parë e aventurës " me një video drithëruese: mes imazheve shfaqet edhe vetë De Ligt kur ishte fëmijë... Një bjond i qeshur e, që në atë kohë, mbante veshur fanellën bardhezi të Juventus.
 
View this post on Instagram
 

First day as a juventino, first day of a new adventure @juventus #TURNDELIGTON

A post shared by Matthijs de Ligt (@mdeligt_) on

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI