Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Video / Mes Laçit dhe Hapoel diferencën e bën Sabag

Lapsi.al 18 July 2019
Video / Mes Laçit dhe Hapoel diferencën e bën Sabag
Aventura e Laçit në kualifikueset për Europa League ka përfunduar sot. 1-0 janë mundur djemtë e Sulejman Starovës nga Hapoel Beer Sheva në transfertën izraelite. Sfidën e vajtjes në turin e parë të Ligës së Europës, kurbinasit e kishin mbyllur 1-1. Pjesa e parë ka folur më shumë për skuadrën izraelite. Laçianët kanë provuar të krijojnë, por tentativat e tyre me Nwabuezen dhe Xhixhën kanë qenë të pasuskesshme përpara mbrojtjes së Hapoel. Ky i fundit ka kërcënuar portën e Laçit në minutën e 37'. Pas një krosimi nga e majta të Haselbaink, Shamir kërcen dhe godet me kokë, por topi ka përfunduar shumë pak jashtë shtyllës së Selmanit. Kështu të dyja skuadrat kanë hyrë në dhomat e zhveshjes me porta të parprekura. Në pjesën e dytë kurbinasit janë hedhur sërish në sulm, por topi i Shehut për Nwabueze ka ndalur në barrierën izraelite. Në të 51'-tën izraelitët kanë kërkuar një penallti për prekje me dorë të Shehut brenda zone, por gjyqtari kroat Tihomir Pejin nuk është dakord. Goli i avantazhit dhe i vetëm i sfidës ka ardhur në minutën e 69'-të me Sabag që shftytëzon një top të ardhur nga e djathta në mes të zonës, tejkalon mbrojtjen kurbinase dhe mposht portierin Selmani. Kështu 1-0 për izraelitët është mbyllur kjo përballje. Laçi ka përfunduar garën në turin e parë të Europa League, ndërsa Hapoel kualifikohet në turin e dytë pas rezultatit të përgjithshëm 2-1 në favor të tij.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI