Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

FOTO/ Stërvitja e parë bardhezi për De Ligt: mbrojtësi debuton në Singapor...

Lapsi.al 20 July 2019
FOTO/ Stërvitja e parë bardhezi për De Ligt: mbrojtësi
Stërvitja e parë me Juventusin për Mathijs De Ligt. Mbrojtësi i ri holandez, këtë pasdite, në “Bishan Stadium” të Singaporit, ka punuar së bashku me shokët e rinj të skuadrës nën urdhërat e trajnerit Maurizio Sarri. Caste të para, që do të jenë të panumërta në kohë, duke parë moshën e re të mbrojtësit e me një karrierë të tërë përpara. Ish-kapiteni i Ajax nuk ka hezituar edhe të sqarojë situatat, në lidhje me transferimin e tij të bujshëm tek bardhezinjtë, që e bënë mbrojtësin e dytë më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Në fakt, Raiola ka patur një rol determinant në trasferimin e De Ligt nga Ajax tek Juventus. Bardhezinjtë kanë paguar një komision prej 10,5 milionë euro për agjentin e mbrojtësit, gjë që krijoi kritika të forta në Hollandë. Kritika që janë kthyer mbrapsht nga 19 vjecari në një intervistë për De Telegraaf: "Njerëzit thonë se Mino më detyroi të firmos për një klub? Më vjen të qesh". "Jam i lumtur që erdha tek Juventus për vlerësimin që më kanë bërë. Kam marrë në konsideratë vetëm aspektin sportiv ndërsa Mino administron punën e pagës sepse është detyra e tij. Por do të ndodhte me cilëndo skuadër të firmosja, e nuk do ankohesha kurrë për këtë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI