Flash

Bayern-Sané, Rummenigge pickon Pep: "Ndoshta nuk e di çfarë ndodh tek City"

Lapsi.al 21 July 2019
Bayern-Sané, Rummenigge pickon Pep: "Ndoshta nuk e di

Është një cështje këndvështrimesh. E njëjta histori e treguar nga dy personazhe të ndryshëm me zhvillime kundërshtuese. Në muajt e kaluar, presidenti i Bayern Munchen Uli Hoeness ka njoftuar një goditje të madhe në merkato: “Sikur ta dinit kë kemi marrë për sezonin e ardhshëm...”. Por deri tani Bayern ka zyrtarizuar vetëm Lucas Hernandez (80 milionë, blerja më e kushtueshme e historisë së klubit), Pavard e Arp, të gjithë goditje që në kohën e deklaratës së Hoeness ishin të ditur. E duke parë lamtumirën e Robben, Ribery e James pritet dicka e rëndësishme në sulm. Objektivi kryesor i Bayern është Leroy Sané, edhe pse Guardiola, në ditët e kaluara, ka siguruar se nuk ka kontakte mes Manchester City e klubit bavarez. Por ka ardhur e menjëhershme përgjigja e Rummenigge.

Kampionët e Gjermanisë po luajnë me karta të hapura. U bënë javë që pranojnë se janë në tratativë për blerjen e lojtarit (për të cilin duhet të paktën 90 milionë) e se presin vetëm vendimin e djaloshit. Deklaratat e Guardiola (“Shpresojmë që Leroy të mbetet tek Manchester City për sezonin e ardhshëm, atë pasardhës e tjetërin akoma”) tronditën romancën e merkatos. Për këtë arsye Rummenigge ka vendosur të flasë vetë: “Nuk e di nëse Pep është i informuar mbi atë që ndodh në klubin e tij. Për Sané, nëse do të ketë dicka për të komunikuar do e bëjmë. Për momentin nuk jemi në atë pikë”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI