Flash

Pelegrinazh për Mihajlovic: tifozët e Bolonjës luten në San Luca

Lapsi.al 21 July 2019
Pelegrinazh për Mihajlovic: tifozët e Bolonjës luten në San
Tifozët e Bolonjës shtrëngohen rreth Sinisa Mihajlovic, teknikut të tyre që po i nënshtrohet trajtimit kemioterapeutik për të kuruar leuceminë. Në paraditen e të dielës qindra tifozë kuqeblù kanë kryer një pelegrinazh në Santuario della Madonna di San Luca ashtu si ka bërë të ditur shtypi italian. Këtu shumë tifozë kanë marrë pjesë në Meshën - e celebruar nga Don Vittorio Fortini - gjatë së cilës është shprehur mesazhi i afërsisë me trajnerin serb e të gjithë ata që ndodhen në situatën e tij. Prezente ka qenë edhe Arianna Rapaccioni, bashkëshortja e teknikut të Bolonjës. Përpara ceremonisë fetare tifozët bolonjezë kanë zbuluar edhe parrulën "Sinisa është me ne" në Santuario. Gjithcka është organizuar në Facebook nga Damiamo Matteucci, tifoz i skuadrës emiliane: "Nuk prisja një përgjigje të tillë. Mesazhi ynë arriti në gjithë Bolonjën. Për Mihajlovic e të gjithë të sëmurët si ai shkon e gjithë mbështetja morale e shpirtërore".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI