Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Sarri i hap vendin me stil Higuain në debutim: argjentinasi ka në dorë të bindë drejtuesit

Lapsi.al 21 July 2019
Sarri i hap vendin me stil Higuain në debutim: argjentinasi ka në

Cristiano Ronaldo do ta nisë nga pozicioni i tij tradicional në të majtë, përt të ardhur drejt qendrës, Mathijs De Ligt do të bëjë debutimin me fanellën bardhezi duke luajtur një pjesë të ndeshjes: Mauricio Sarri luan me letra të hapura: sot ndaj Totenhemit, Juventusi i tij do të jetë një prototip i parë i dhjetë ditëve të fillimit të përgatitjeve, por edhe një vendosje e mentalitetit që trajneri ka dashur të transmetojë tek lojtarët e tij të tij që nga batutat e para. “Dua që të argëtohemi, sepse mendoj se duke u argëtuar arrin të japësh më shumë – ka thënë Sarri në konferencë për shtyp – Për 70 metra në fushë do të pretendoj të shoh zhvendosjen time, por në 30 metrat e fundit do të doja të shihja interpretimin e lojtarëve”.

Me spostimin e Ronaldos në pozicionin e tij të preferuar, sigurisht me dëshirën e portugezit, tekniku italian (kishte thënë që do ta vendoste CR7 afër portës) po krijon një mundësi të artë për Gonzalo Higuain. Argjentinasi është në rrugën e daljes nga Torino, me bardhezinjtë të orientuar drejt Icardi, por nuk është e fshehtë mardhënia e ngushtë e sulmuesit me Sarrin, që tashmë i ka dhënë mundësinë të shprehet në fushë kundër Tottenham, për të bindur drejtuesit e Juventus: "Higuain është tani në 100% të programeve tona", ka thënë Sarri një ditë më parë.

Natyrisht është ideja për t’u konfirmuar në nivele të mëdha edhe këtë vit, por Sarri tashmë duket se e ka fituar besimin e lojtarëve: “Me Sarrin bëjmë shumë punë me topin”, ka zbuluar Bonuçi, duke shpjeguar: “Stërvitjet janë me shumë intensitet dhe bëjmë shumë pak pushime. Duhet të jemi gjithnjë të gatshëm për ushtrimin pasardhës. Kjo ndihmon të jesh i përqendruar. Nga Sarri më kanë goditur idetë, në fund kur e sheh nga jashtë të jep një farë përshtypje, por kur je brenda kupton inteligjencën e një trajneri që ka sjellë ide të reja”. Motorët janë ende të nxehtë: kundër Tottenham do të jetë e para e Juves së Sarrit. Lëvizjet e para, aksionet e para, dhe të paktën golat e para. Një tjetër sezon për t’u jetuar deri në fund.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI