Flash

Independent zbulon bombën e merkatos: po kryhet këmbimi Neymar-Bale

Lapsi.al 22 July 2019
Independent zbulon bombën e merkatos: po kryhet këmbimi Neymar-Bale

Shkëmbim i jashtëzakonshëm mes Psg e Real, të paktën sipas asaj që bën të ditur e përditshmja britanike Independent: Gareth Bale në Paris e Neymar në Madrid. Një zgjidhje që përfaqëson situatën ideale për të dy klubet, me lojtarët che jetojnë të ndarë në shtëpi në skuadrat respektive. Pas fjalëve të Zinedine Zidane ("Sa më parë të ikë aq më mirë është"), që tregojnë thyerjen përfundimtare me uellsianin, largimi është hipoteza e mbetur. E njëjta panoramë është edhe në Paris ku Neymar po bën gjithcjka të largohet. E kështu Psg e Real po punojnë, sipas të përditshmes, prej dy javësh për një këmbim (me pagesë në favor të francezëve) që do të ishte i pamenduar më parë.

Klubi kampion i Francës, në fakt, duket i bindur ta lejojë të largohet sulmuesin brazilian, që nuk e ka fshehur dëshirën për lamtumirën nga Parisi. Pavarësisht se zgjedhja e parë e O'Ney është kthimi tek Barcelona, stafi i lojtarit po shtyn për këmbimin me Real. Gjithnjë sipas Independent, Bale ka marrë oferta të rëndësishme ekonomike nga Kina, por uellsiani nuk duket entuziast për një transferim në Super League.

Nuk është secret që Neymar, prej gjithnjë, ngacmon fantazinë e Florentino Perez, pa nënvleftësuar që ardhja e O'Ney tek Blancos do të ishte një goditje e rëndë për rivalët historikë të Barcellona. Por edhe nëse braziliani do të kthehet në Katalonjë, specifikon Independent, Bale mbetet një profil "interesant" për të zëvendësuar Neymar tek Psg.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI