Flash

FSHF ka gati planin e shpëtimit të kampionatit: Dinamo e, Besa “dhuratë” Superiore

Lapsi.al 24 July 2019
FSHF ka gati planin e shpëtimit të kampionatit: Dinamo e, Besa

Pas shtatë vitesh endje në Kategorinë e Parë, Blutë mund të rikthehen befasisht në Superiore, e bashkë me ta edhe Besa. Në sezonin 2018-19, Dinamo, për herë të parë që kur u rrëzua në Kategorinë e Parë, u shfaq me ambicjet për të qenë protagonist. Natyrisht në verdiktet e sezonit nuk mund të mos merrej parasysh fakti që ishte Vllaznia, por kryeqyetasit rivalizuan, dolën të dytët, shpresuan dhe pikërisht kur sportivisht nuk e arritën promocionin mund ti vijë si një dhuratë e pamenduar, të paktën jo kaq herët. Dënimi dhe situata aspak premtuese e Skënderbeut, që rrezikon edhe penalizimin e mëtejshëm nga FSHF me motivin tashmë solid, vendimin e lënë në fuqi nga CAS, pa harruar gjendjen katastrofike të Luftëtarit, me borxhe deri në fyt dhe zyrtarish nga dje edhe pa president, janë mundësia ideale që Blutë të bëjnë rikthimin e bashkë me ta edhe Besa. Kavajasit dolën të dytët në Grupin B në Kategorinë e Parë dhe shohin tashmë mundësinë e ngjitjes, në rast të dështimit për të marrë licensimin nga gjirokastritët apo të penalizimit të korcarëve.

Sikur të mos mjaftonin problemet e Vllaznisë, Flamurtarit e Tiranës, ato të Skënderbeut dhe Luftëtarit janë edhe më të rënda, duke e bërë FSHF-në të mendojë skenarin më të përshtatshëm, për të mos e humbur garën ende pa nisur kampionati. Në këtë mënyrë do të premiohen dy klubet e dyta të renditura në Kategorinë e Parë, në mënyrë që ti japin frymë të re besueshmërie sezonit. E në të tillë situatë, Dinamo kërkon të prezantohet në mënyrën e duhur. Investimet e sezonit të kaluar, treguan soliditet financiar tashmë, gjë që mungonte prej kohësh për 18 herë kampionët e vendit.

Drejtuesit e Bluve nuk shqetësohen për merkaton, për një arsye, sepse në rast se ndodh rrokada, futbollistë cilësorë për të konturuar një ekip të aftë të konkurojë në Superiore do të ketë mjaftueshëm, pavarësisht se koha do të jetë e shkurtër. Rikthimi në Superiore papritur do të thotë, sipas asaj që saktësojnë drejtuesit e klubit, ndryshim kursi dhe një revolucion total në organikë. Vetëm 5 apo 6 lojtarë mund të konfirmohen, ndërsa pjesa tjetër do të jetë me ekspertë të kampionatit. E vetmja gjë që shqetëson Dinamon është tashmë raporti për tu përcaktuar ligjërisht mes pronarëve të aktivitetit sportiv dhe donatorëve: askush nuk dëshiron të shpenzojë pa patur një garanci njohje të investimit dhe natyrisht në momentin që flasim donatorët janë pjesa më e domosdoshme për Dinamon, garancia që edhe nëse dhurata Superiore bëhet, blutë të mos jenë kalimtarë…

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI