Flash

Griezmann mund të kthehet në Madrid, ndërhyn Liga: "Transferimi mund të bllokohet"

Lapsi.al 24 July 2019
Griezmann mund të kthehet në Madrid, ndërhyn Liga:

Lufta që Atletico Madrid i ka deklaruar Barcellona për Antoine Griezmann mund të ketë pasojën e saj të parë të jashtëzakonshme: bllokimin e transferimit. Tani në lojë është futur edhe La Liga dhe deklarata kërcënuese për katalanasit ka ardhur nga Javier Tebas, presidentit të saj, që nuk mund të bëjë gjë tjetër përvecse të marrë në konsideratë të gjithë opsionet e mundshme, mes të cilëve edhe atë të kërkuar nga colchoneros.

"Atletico na ka shkruar, duke ëkrkuar nëse mundemi të bllokojmë transferimin e Griezmann tek Barcellona - ka thënë Tebas për Radio Onda Cero -. Është e mundur të bëhet. Një mekanizëm është vënë në lëvizje dhe organet përkatëse duhet të zgjidhin situatën. Unë nuk kam asnjë element gjykues". Ashtu si është bërë e ditur, sipas Atletico lojtari e ka gjetur akordin me klubin rival pranverën e kaluar, në momentin kur klauzola e zgjidhjes së kontratës ishte 200 milionë.

Barça ka investuar 120 në arkat e Atletico, që ishte edhe vlera e klauzolës pas 30 qershorit, e ndërkohë e ka prezantuar francezin, shpesh protagonist në ditët e kaluar në shumë postime në rrjetet sociale nga klubi katalanas. Por sipas Tebas nuk është e thënë që Griezmann të jetë me fanellën blaugrana për javën e parë të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI