Flash

"Napoli duhet të ulë çmimin, koha e Hysaj aty ka mbaruar": agjenti i shqiptarit ka folur për destinacionin e ri të tij

Lapsi.al 24 July 2019
"Napoli duhet të ulë çmimin, koha e Hysaj aty ka

Elseid Hysaj nuk do të qendrojë në Napoli. Është i sigurtë agjenti i lojtarit shqiptar Mario Giuffredi që, duke ndërhyrë për Radio Marte, ka treguar situatën në të cilën ndodhet mbrojtësi 25 vjecar. “Do të shkoj në Dimaro, për të folur me të asistuarin tim për të vlerësuar situatën. Pastaj do të flas me Giuntoli e Ancelotti. Nuk besoj se Hysaj do të qendrojë në Napoli, do të punojmë deri në fund për të gjetur një klub tjetër, sepse Napoli sot ka pesë mbrojtës në organikë dhe pastaj mendoj që kohës së tij me këtë fanellë i ka ardhur fundi. Hysaj ka vetëm 2 vjet kontratë me Napoli, vjen nga një sezon jo brilant e disa shifra të merkatos besoj se duhet të rishihen, por nuk dua të hyj në argumentin e cmimit që është kompetencë e Napoli. Klubi duhet ta dijë se lojtari duhet të largohet, në mënyrë që të mos ketë probleme në të ardhmen”.

Mbi destinacionin e shkodranit, që është përfolur në fakt jo pak, gjatë muajve të parë të merkatos, menaxheri i Hysajt ka sqaruar: “Në të kaluarën ishte Atletico Madrid mbi lojtarin, ne kemi folur për rreth një muaj, pastaj oferta e klubit spanjoll ishte e ulët në krahasim me kërkesën e Napoli e Atletico u kthyer tek Trippier. Dështoi tratativa me spanjollët, por janë në lojë situata të tjera që presim të maturohen”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI