Flash

Cristiano Ronaldo vendos yllin e tij në 'Marca leyenda'

Lapsi.al 25 July 2019
Cristiano Ronaldo vendos yllin e tij në 'Marca leyenda'

Një tjetër vlerësim për kampionin e Juventus Cristiano Ronaldo, që tani nën shenjën e 2 golave në miqësoret verore. Gazeta spanjolle 'Marca' ka vendosur t'i japë yllit portugez vlerësimin 'Marca Leyenda', çmimin më të lartë dhënë një sporti nga shtypi spanjoll.

Çmimi do t'i dorëzohet të hënën më 29 korrik gjatë një eventi të organizuar në Teatro Regina Vittoria të Madrid. Në karrierën e tij Ronaldo ka fituar trofe të shumta, si në nivelin personal (5 Topa të Artë, 4 Këpucë të Artë, 2 The Best FIFA), ashtu edhe me skuadrat e klubeve (5 Liga të Kampionëve, 3 Superkupa Europiane, 3 Premier League, 2 La Liga dhe 1 Serie A). Këtyre trofeve i shtohen sukseset me Portugalinë (një Kampionat Europian dhe një Nations League).

Vendimi i Marca për t'i shprehur mirënjohjen për sezonin e futbollit 2019 erdhi pasi ai fitoi Scudetto e fundit me Juventusin dhe Cristiano Ronaldo u bë i vetmi lojtar që kishte fituar Premier League, La Liga dhe Serie A.

Në librin e artë të "Marca Leyenda", i themeluar në vitin 1997, i dorëzohet çdo vit kampionëve të disiplinave të ndryshme, figurojnë edhe yjet e tjerë të sportit si Michael Jordan, Pelé, Johan Cruijff, Paolo Maldini, Miguel Indurain, Rafa Nadal, Muhamed Ali, Usain Bolt, Leo Messi, Michael Phelps, Michael Schumacher dhe Diego Armando Maradona.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI