Flash

Partizani, trajneri Lerda: "Skuadra nuk ishte e lidhur, ishim të kontraktuar"

Lapsi.al 25 July 2019
Partizani, trajneri Lerda: "Skuadra nuk ishte e lidhur, ishim të

Partizani i Franco Lerda humbi 0-1 në shtëpi ndaj Sheriff Tiraspol, në raundin e dytë të Europa League. Një ndeshje që nuk shkoi aspak mirë për  Të Kuqtë që nuk arritën të dilnin në lojën e tyre. Pas ndeshjes tekniku italian tha: "Humbëm sepse ata bënë një gol. Ne nuk e bëmë në disa raste që patëm. Nuk e nisëm mirë ndeshjen. 10 minutat e para skuadra ishte e kontraktuar, edhe terreni nuk na ndihmoi të dilnim në lojën tonë. Me kalimin e minutave, morëm frenat e lojës dhe dolëm në lojën tonë. E thashë, në fillim patëm disa vështirësi, ishim të kontraktuar, sepse u goditëm edhe shumë shpejt. Këto sollën edhe disa gabime teknike".

Një hap pas kjo ndeshje e sotme, duke e krahasuar me ato ndaj Qarabag.  "Ndaj Qarabag ne menduam dhe bëmë ndeshjen tonë. Sot, nga pësimi i golit, u prishën planet tona dhe ekuilibrat. Nuk arritëm që repartet të lidheshin gjatë 90 minutave. Nuk ishin në nivelin që e dua unë skuadrën", u shpreh trajneri i Të Kuqve. I pyetur për mungesën e golit te Partizani, italini tha: "Nuk ka asgjë. Skuadra thjesht nuk po arrin të shënojë. Ky është futbolli".

90 minuta të humbura, por me kualifikimin që vendoset në Moldavi: "Unë besoj, sepse kemi parë që kjo skuadër ka vlera për të përmbysur këtë rezultat në Moldavi. Ajo që duhet të bëjmë, është të minimizojmë gabimet", përfundoi Lerda.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI