Flash

Roma, objektivi është Hysaj. Fonseca në të djathtë kërkon të ndryshojë

Lapsi.al 25 July 2019
Roma, objektivi është Hysaj. Fonseca në të djathtë

Paulo Fonseca, trajneri i Romës, një nga ata që kërkon nga mbrojtësit e krahut të luajnë në të gjithë brezin, kërkon ti ketë sa më shpejt gati alternativat e tij, për të patur mundësinë të aplikojë skemat e tij. Por në kohën kur Florenzi është kthyer të luajë në atë pozicion, ekzaktësisht ku Roma po provon të mbyllë operacionin-Hysaj. Duke marrë në konsideratë se aty mund të luajë edhe Spinazzola, deri tani alternuar në të majtë me Kolarov, konkurenca për të qenë titullar tek Roma duket e madhe.

Roma në fakt po kërkon një zgjidhje të re në të djathtë, ose më saktë Elseid Hysaj, duke treguar se Fonseca nuk është se është i bindur nga lojtarët që ka në dispozicion. Hysaj është i predispozuar të largohet nga Napoli dhe tekniku portugez i kryeqytetasve ka bërë të ditur se nuk dëshiron lojtar që nuk kanë besim tek projekti i Romës. Vetëm një ditë më parë agjenti i shqiptarit, Mario Giuffredi, ka qenë shumë i qartë: “Hysaj nuk do të qendrojë në Napoli, janë disa situata të hapura, të shohim cfarë do të ndodhë në këto ditë”. 20 milionë euro që dëshiron De Laurentiis janë shumë për arkat e verdhekuqve, Petrachi po punon për modalitetin e një formule të mundshme alternative dhe ndoshta është mënyra më e mirë për të kënaqur si Napolin, ku shqiptari është i tepërt, ashtu dhe romanët, që kërkojnë të besojnë tek 25 vjecari.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI