Flash

270 minuta pa gol: gabimet e Lerda dhe motivet e humbjes së Partizanit...

Lapsi.al 26 July 2019
270 minuta pa gol: gabimet e Lerda dhe motivet e humbjes së Partizanit...

Pas ndeshjes është gjithnjë e thjeshtë të flasësh apo të japësh mendim, por Franco Lerda përzjeu kartat tek Partizani, edhe pse në dritën e perfomancave të dyfishta në Champions kundër Qarabag, nuk ishte dukur aspak e logjikshme. Ndoshta mund të jetë edhe konsideratë e gabuar, por të kuqtë që zbritën në fushë në Selman Stërmasi nuk kishin impaktin e duhur, “të kontraktuar”, si specifikoi tekniku pas ndeshjes, duke lejuar inisiativën e Sheriff Tiraspol, duke u futur në krizë sidomos në krahun ku operonte Hakaj.

Ka në fakt një shpjegim: me dëshirën për ti dhënë më tepër afërsi me portën Cordeiros, italiani i humbi mesfushën krativitetin. Tre solidë si Broja, që duhej marrë parasysh se ishte debutues dhe Telushi e Mala, bënin vetëm pasuesin dhe kurrë rifinitorin, duke e shkëputur krejtësisht repartin nga treshja e sulmit, ku guximi i tepruar për të lënë Asanin, golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar, u kthye në një boomerang për Lerdën dhe aspak befasi për moldavët. Skuadra humbi paparashikueshmërinë, krijoi distanca dhe paaftësi për të dubluar rolet, duke u vënë në panic nëpër krahë dhe duke evientuar edhe njëherë një të dhënë alarmuese.

Në 270 minuta të kuqtë nuk kanë shënuar asnjë gol, e në ndeshjen e fundit, atë që Solomon duhet të tregonte se kishte kaluar ngërcin psikologjik të atij rasti kualifikim të humbur kundër Qarabag, nigeriani nuk bëri asnjë goditje drejt portës kundërshtare dhe në asnjë moment nuk u tregua problematic për prapavijën e Sheriff, duke e bërë tashmë të qartë për Partizanin se në Moldavi për tu kualifikuar, gjërat duhet ti bëjë ndryshe…Lerda i pari

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI