Flash

FOTO/ Cesinha feston si Ronaldo: reagimi i CR7 është brilant

Lapsi.al 26 July 2019
FOTO/ Cesinha feston si Ronaldo: reagimi i CR7 është brilant

Juventus ka mbyllur turneun aziatik, duke barazuar 3-3 në Seul me Team K (seleksion i kampionatit korean), por pjesa që ka tërhequr më shumë vëmendjen, përvec tre golave të pësuar nga bardhezinjtë, ka qenë braziliani Cesinha, që pas golit të 2-1 me një diagonale precize ka festuar me të famshmen "Siuuuu" të Cristiano Ronaldo pikërisht përpara kampionit portugez, që po e ndiqte nga pankina.

Telekamerat e regjisë ndërkombëtare kanë shkuar menjëherë të kërkojnë CR7, që i ulur pranë Bonucci ka vëzhguar me kuriozitet atë që po ndodhte në fushë e pastaj ka shtendosur shikimin me një buzëqeshje.

Në momentin kur po futeshin në dhomat e zhveshjes në përfundim të pjesës së parë, Cesinha e Ronaldo u gjendën përballë në hyrje të tunelit për në dhomat e zhveshjes dhe natyrisht ishte rasti për një përqafim reciprok e, mesa duket, për kërkesën e brazilianit për ta patur fanellën e juventinit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI