Flash

Pepe shkund nga xhepat De Laurentiis: akord me Lille, por ka një problem

Lapsi.al 26 July 2019
Pepe shkund nga xhepat De Laurentiis: akord me Lille, por ka një problem

Goditja e madhe e Napolit për Nicolas Pépé, mund të konkretizohet së afërmi, duke parë edhe mbërritjen e agjentëve të lojtarit në Dimaro. E në fakt, efektet e para nuk kanë vonuar: akordi me Lille është mbyllur virtualisht. Konfirmimin e ka dhënë Gerard Lopez, presidenti i francezëve: "De Laurentiis ka kënaqur kërkesën e 80 milionë euro, tani vendos lojtari". Shifra nuk do të jetë e gjitha cash, oferta e të kaltërve parashikon 64 milionë plùs kartonin e Ounas.

Mbetet për tu zgjidhur pikërisht nyja që lidhet me pagesën e sulmuesit: Pèpé kërkon 5 milionë euro në sezon, prokuratorët shtojnë edhe kërkesën për një komision prej 5 milionë. Pozicionet nuk janë larg, por nuk janë as afër, ndërsa në orët e ardhshme do të ketë një konfrontim të ri për të arritur në një akord. Në fund të fundit, Manchester United, skuadra tjetër e interesuar për lojtarin, nuk është bërë e gjallë në mënyrë konkrete: kjo i jep dorë De Laurentiis për të tentuar të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI