Flash

Teuta nis 'spastrimet': divorc me Prognin, Busic dhe ish-lojtarin e kombëtares

Lapsi.al 26 July 2019
Teuta nis 'spastrimet': divorc me Prognin, Busic dhe ish-lojtarin e

Revolucionin e nisur menjëherë pas mbylljes së sezonit të kaluar, me një merkato totale, ku u ndryshua më shumë se gjysma e skuadrës, është kompletuar tashmë pas eleminimit në raundin e parë të Europa League, të mundur me rezultatin e përgjithshëm 1-3 nga Ventspils. Letonezët, sic duket, i kanë dhënë dorën e fundit bindjes së durrsakëve se duhej akoma një rinovim organike. E kështu, tre ekspertë të fushës janë lënë të lirë nga klubi, në përfundim të kontratës me bregdetarët.

Sulmi nuk ka qenë pika ekzaltuese e skuadrës së Bledi Shkëmbit, individualisht duke folur. E kështu, pas Latif, edhe Gerhard Progni e Tomislav Busic kanë shtrënguar duart me drejtuesit e Teutës, për ti dhënë lamtumirën njëti tjetrit. Tropojani kishte në xhep ofertën e Gjilanit, ku është nisur menjëherë pas divorcit me durrsakët. Në Kosovë, Progni prezantohet me biletën e 7 golave dhe 3 asist në 30 ndeshje kampionati.

Vetëm 6 muaj ka qenë aventura e shtatlartit kroat tek Teuta. Transferimi nga Vlora në Durrës nuk ka qenë me fat për sulmuesin, që në Niko Dovana në 12 ndeshje shënoi vetëm një gol e dhuroi një asist. Shifra që natyrisht nuk mund ta ndihmonin kroatin e lindur në Split të rikonfirmohej, por befasia duhet ende të vijë, sepse Teuta mbylli bashkëpunimin edhe me një lojtar të rëndësishëm si Isli Hidi.

Ish-portieri i Kombëtares, pavarësisht ndonjë gabimi më shumë, ka bërë performanca shumë të mira me Teutën, duke qenë një nga pikat e forta të Bluve drejt vendit të tretë në kampionat që i siguroi durrsakëve prezantimin në Europë. Pikërisht pas ndeshjeve me Ventspils, portieri dhe drejtuesit e Teutës janë ndarë në mirëkuptim, duke mos rinovuar kontratën. Për shtatlartin interesohet Tirana, por vetëm lojtari ka sqaruar se do të vendosë javën e ardhshme për skuadrën e tij re.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI