Flash

Video/ De Rossi mahnit argjentinasit: vizitë në Bombonera dhe firmë në kontratë

Lapsi.al 26 July 2019
Video/ De Rossi mahnit argjentinasit: vizitë në Bombonera dhe
Daniele De Rossi është një futbollist i ri i Boca Juniors. Ish-kapiteni roman kishte pushtuar mendjet dhe fantazinë e tifozëve argjentinas, aq sa u krahasua me ardhjen tek Juventus të Cristiano Ronaldo. E mbërritja e mesfushorit italian në Buones Aires ka entuziazmuar tifozët e Boca, por edhe vetë drejtuesit e klubit legjendar. Me një video shumë të bukur të publikuar në rrjetet sociale, të shoqëruar nga mesazhi #Mirëserdhe Daniele, klubi argjentinas ka bërë të ditur nënshkrimin me mesfushorin. De Rossi ka bërë menjëherë një vizitë në Bombonera, përpara se të vendoste firmën mbi kontratë, ku ka dhënë edhe deklaratat e para si lojtar i Boca: “Zemra ime është për Romën, por me të vërtetë më pëlqen Boka, dhe i kam shikuar ata që kur isha një fëmijë. Ata kishin Maradonën, por unë u dashurova me stadiumin, dhe pasionin e madh që kishin tifozët. Një klub i themeluar nga italianët më bën të ndihem si në shtëpi. Një ekip i madh me të cilin mund të besosh. Gjithmonë kam pasur dëshirë të shkoj në Amerikë, por mundësia për të luajtur në “Bombonera”, ishte një kënaqësi e vërtetë. Gjëja më e rëndësishme në jetë është që të realizoni ëndrrat tuaja. Faleminderit Boka.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI