Flash

Video/ Tragjedi tjetër në boks: vdes në ring boksieri i dytë në harkun e tre ditëve

Lapsi.al 26 July 2019
Video/ Tragjedi tjetër në boks: vdes në ring boksieri i dytë
Një tjetër tragjedi në botën e boksit, vetëm tre ditë nga vdekja e 28 vjecarit rus Maxim Dadashev. Nuk ia ka dalë as 23 vjecari argjentinas Hugo Alfredo Santillan, i cili ishte në gjendje kome, pasi fitoi duelin e tij me Abreu. Boksieri ka humbur jetën në ring, si pasojë e dëmeve cerebrale të pësuara gjatë ndeshjes për titull në peshat super të mesme kundër uruguajanit Eduardo Javier Abreu, që u zhvillua të shtunën në Buenos Aires. Santillan u shemb përtokë gjatë shpalljes së fituesit, që ishte pikërisht ai. 23 vjecari u transportua menjëherë në spital, por gjendja u duk menjaherë e dëshpëruar. Pas ndërhyrjes kirurgjike, boksieri përfundoi në koma nga ku nuk u zgjua kurrë. Santillan, i quajtur 'Dinamiti', ishte një boksier profesionist nga 2015. Në karrierë kishte diskutuar 27 ndeshje, me një bilanc prej 19 fitoresh, 6 humbjesh e 2 barazimesh. Tre ditë nga Dadashev që kishte humbur jetën për shkak të goditjeve të marra gjatë ndeshjes me Subriel Matias, për peshat super të lehta Ibf në Oxon Hill, në Maryland, tani boksi humb një tjetër protagonist.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI