Flash

F1/ Ferrari tradhëton pilotët, Hamilton nuk e beson që është në pole: "Nuk e di si ia dolëm"

Lapsi.al 27 July 2019
F1/ Ferrari tradhëton pilotët, Hamilton nuk e beson që

Lewis Hamilton rrëmben pole position në GP të Gjermanisë, në përfundim të kualifikueseve për tu harruar për Ferrari. Britaniku ka xhiruar në kohën 1'11''797 e do të niset përpara Red Bull të Verstappen, i ndjekur në vijën e dytë nga W10 e Bottas e Red Bull i Gasly. Problem i dyfishtë teknik për skuadrën e Maranello: Vettel nuk zbriti fare në pistë e do të niset nga vendi i 20°, Leclerc iu desh të tërhiqet përpara Q3 e do të niset i 10°.

Problem fuqie në motor për Vettel, sapo zbriti në pistë për Q1, gjë që e ndaloi pilotin e shtëpisë të kompletonte qoftë edhe një xhiro të vetme në kualifikuese. Ajo e Leclerc, mbërriti në fund të Q3, ku piloti mbeti viktimë i një defekti, që nuk i dha mundësinë të diskutonte xhiron e fundit të kualifikueseve. Një situatë që vetëm turpëron skuderinë italiane, me një tjetër pikë të dobët të një sezoni gjithnjë e më shumë dramatik.

Për Lewis Hamilton, me dy rivalët jashtë, ishte një formalitet. Piloti anglez i Mercedes gati nuk e beson se do të niset i pari në Hockenheim: "Nuk e di si ia dolëm sot - tha piloti i Mercedes - Nuk e di cfarë i ndodhi Ferrari, por për ne është një rezultat shumë i rëndësishëm, sepse ky është Cmimi i Madh i dytë i shtëpisë. Britaniku zbuloi më pas një prapaskenë: "Në mëngjes nuk ndihesha mirë e madje menduam edhe të garonte Ocon në vendin tim, por pastaj gjithcka u zgjidh".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI