Flash

Icardi i rikthehet Inter, apo Wanda e ka për tjetër shpirt? "Shpirtërat binjakë përfundojnë bashkë"

Lapsi.al 27 July 2019
Icardi i rikthehet Inter, apo Wanda e ka për tjetër shpirt?
"Në fund, shpirtërat binjakë përfundojnë gjithnjë bashkë". Pak fjalë të thjeshta, një mesazh në aparencë që nuk afrohet me cështjet e merkatos, por që kur ajo që e poston në rrjetet sociale është Wanda Nara, për më tepër shoqëruar nga zemra dhe kostum banje zikaltër, èështë vështirë që të mos i referohet situatës që Mauro Icardi po përjeton tek Inter. Mos ndoshta bashkëshortja dhe agjentja e argjentinasit ka dashur të dërgojë një mesazh paqe për drejtuesit zikaltër pavarësisht se Marotta, Conte e Zhang e kanë bërë të qartë disa herë se nuk bën pjesë në projekt? E ardhmja e Icardi është larg Milanos, edhe pse Wanda duket se e mendon ndryshe. 'Corriere dello Sport' zbulon se Maurito është gjithnjë në mendimet e Napoli e De Laurentiis, që këto ditë ka parë të parakalohet për Pepè nga Arsenal e duhet të përballojë ndryshimin e kursit të Real Madrid për James Rodriguez. Inter për sulmuesin e tyre kërkon 80 milionë euro, por është e qartë se ngrica mes Icardi e klubit mund ti favorizojë napoletanët ta bëjnë investimin jo aq të rëndë.
View this post on Instagram

After All, soul mates always end up together ??

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi) on

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI