Flash

Napoli humb dy lojtarë në 24 orë: De Laurentiis duhet tia nisë nga fillimi

Lapsi.al 27 July 2019
Napoli humb dy lojtarë në 24 orë: De Laurentiis duhet tia

Napoli kishte vënë piketa të fortë për dy lojtarë që kishin entuziazmuar fantazinë e tifozëve dhe e vendosnin skuadrën e të kaltërve me statusin e pretendentit për titull. Por në 24 orë gjërat ndryshuan dhe Nicolas Pépé është fare pranë Arsenal e po ashtu edhe James Rodriguez, për të cilin Real Madrid ka ndryshuar mendim pas dëmtimit të rëndë të Asensio.

Pepe u duk një cështje e mbyllur pas mbërritjes në Dimaro të menaxherëve të lojtarit: 5 milionë komision e po aq pagesë vjetore për francezin. Kërkesa e Lille është 80 milionë e me futjen e Ounas në tratativë, i vlerësuar 20, Napoli ishte gati të bënte investimin. Por komisioni për lojtarin ka ngadalësuar bisedimet, duke favorizuar ndërhyrjen e Arsenal që ka gjetur akordin me lojtarin dhe do të paguajë 80 milionë cash. Një tjetër befasi për Napolin, që humbi në të njëjtën ditë edhe James.

Carlo Ancelotti u mundua ta mbante gjallë pistën e kolumbianit, në konferencën e fundit për shtyp, por tani erdhi lajmi për fundin e tratativës: Real Madrid vendosi ta heqë kolumbianin nga merkato. Sipas El Chiringuito, programi i njohur tv spanjoll, Blancos kanë zgjedhur të mbajnë James, pas dëmtimit të Asensio, që humbi gjithë sezonin për këputjen e kruciatit. Një goditje për Napolin që kishte edhe aprovimin e lojtarit për transferimin për një kontratë prej 5 milionë në sezon. E tani De Laurentiis duhet tia nisë nga fillimi...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI