Flash

Video/ Real-Atletico: turpërim, ironi dhe grushte mes Diego Costa e Carvajal

Lapsi.al 27 July 2019
Video/ Real-Atletico: turpërim, ironi dhe grushte mes Diego Costa e

Nuk ka dyshime: është një periudhë e zezë për Real Madrid. Humbja në mbrëmje në derbin me Atletico Madrid për 7-3 është futur tashmë në histori, pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore, duke lënë gjurmë si në moral ashtu edhe në gjendjen fizike të "galactico" të kryeqytetit spanjoll. Një rezultat tronditës, shoqëruar me një sherr të fortë, të përfunduar me kartonë të kuq dhe përfshirjen e gjithë lojtarëve në fushë, mes Diego Costa dhe Dani Carvajal.

Turpërimin për performancën e bërë nuk mund ta fshehin as fjalët ironike të teknikut të Real Madrid: "Miqësore... jo për Atleticon". Në të njëjtën shina ka qendruar edhe kapiteni i Blancos Sergio Ramos, që nuk ka humbur rastin të thumbojë Colchoneros: "Të humbësh kështu të vjen keq. Sigurisht ne e morëm si një miqësore dhe gabuam, ndërsa për ta dukej një finale...". Si të thuash një paralajmërim, do të shihemi kur derbi të vlejë më shumë se tre pikët e Icc.

Problem për Real nuk do të jetë vetëm pesha e një humbje të përmasave të pamenduara, por edhe dëmtimet e shumta, që po lënë gropa të mëdha në formacionin mrengues: Asensio dëmtoi kruciat e tani Brahim Diaz e Mendy i është bashkuar edhe Jovic, që u zëvendësua në pjesën e parë pas një goditje në gju, pas kontrastit me Oblak. Nuk janë përcaktuar ende kohët e rikuperimit: diagnoza duhet të jetë më pak shqetësuese se për Asensio, por përjashtohet rekuperimi blitz.

https://www.youtube.com/watch?v=9FyqB9maDhA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI