Flash

Juventus pranë firmës me kampionin e Tottenham: në Spanjë janë të sigurtë, "e kërkon Sarri"

Lapsi.al 28 July 2019
Juventus pranë firmës me kampionin e Tottenham: në Spanjë

Sarri nuk kënaqet. Sipas asaj që bën të ditur Marca, tekniku i Juventus ka kërkuar një tjetër përforcim në mesfushë, pas Ramsey e Rabiot. Më saktësisht, tekniku i bardhezinjve ka identifikuar në profilin ideal, atë të Christian Eriksen. 27 vjecari danez nuk do të rinovojë kontratën (skadenca në 2020) me Tottenham sepse e konsideron të mbyllur aventurën e tij në Londër pas 6 vitesh. Pista Real Madrid dukej më realiste, edhe falë një akordi verbal, por blancos janë kthyer me forcë tek Pogba (tratativë në një pikë të mirë për bazëb e 150 milionë), me orientim të Zidane, e ish-Ajax është vënë në plan të dytë.

Situata nuk duket e destinuar të ndryshojë pavarësisht dëshirës së Eriksen e dëmtimit të rëndë të Asensio (sezon i përfunduar). Mbi mesfushorin, sipas medias spanjolle, ka hedhur sytë Juventus. Bardhezinjtë kanë dialoguar me Spurs për Dybala e me shumë mundësi bardhezinjtë kanë kërkuar informacion për danezin. Për Sarri do të ishte lojtari i duhur për ta vendosur mes linjave, lojtari i pasimit të fundit.

Për Marca, Zonja e Vjetër duhet të mundë konkurencën e Atletico Madrid e Manchester United, megjithëse Red Devils janë shumë pranë Milinkovic-Savic. Sipas As, në heshtje po punon edhe Milan, që është në pozicion të pafavorshëm në krahasim me konkurencën.

Të këshilluara

Datlindja e Lorik Canës festohet në Marsejë

Këtë të shtunë ish kapiteni i kombetares Lorik Cana festoi 36 vjetorin. Këtë gje nuk e ka haruar edhe nje nga klubet më të rëndësishëm të karierës së tij, Olimp...

11:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI