Flash

Klopp kundër shpenzimeve të çmendura: “Psg, Real, Barça e City bëjnë çfarë të duan”

Lapsi.al 28 July 2019
Klopp kundër shpenzimeve të çmendura: “Psg, Real,

Jurgen Klopp ka bërë të ndihet prezenca e tij përmes sulmeve frontale ndaj shpenzimeve të cmendura të klubeve në futboll. Ndoshta nuk është njeriu i duhur për ta bërë këtë, duke parë se vetëm një sezon më parë mori në skuadër portierin më të shtrenjtë të historisë, por tekniku gjerman sulmon me stilin e tij, pa rrugë të mesme. E ka bërë në konferencën e shtypit, duke iu përgjigjur një pyetje mbi merkaton e vakët të Reds, që në orët e fundit ka lajmëruar blerjen e Harvey Elliott, 16 vjecari i marrë nga Fulham).

Tekniku gjerman është përgjigjur duke drejtuar gishtin akuzues kundër Real, Barcellona Psg, Manchester City, që jo vetëm nuk kujdesen për Financial Fair Play, por shpenzojnë më shumë se ajo, që sipas tij, duhet lejuar. “Nuk mund të flas për merkaton e skuadrave të tjera, nuk e di si ia dalin. Por ne duhet të bëjmë kujdes me llogaritë. Kemi investuar shumë në këtë skuadër, nuk jemi në një botë fantazie në të cilën mund të bëjmë cfarë të duam. Janë 4 skuadra që mund ta bëjnë: Real, Barcellona, City e Psg por nuk është kritikë”.

Në fakt, nuk duhet harruar që mes Alisson, Fabinho, Keita e Shaqirit Liverpool verën e kaluar shpenzoi rreth 200 milionë euro në merkato. E tekniku shton: “Kemi fatura për të paguar...”. Por duke qenë se Champions është në Anfield, do të jetë më e thjeshtë për Liverpool që ti dalin llogaritë.

Të këshilluara

Datlindja e Lorik Canës festohet në Marsejë

Këtë të shtunë ish kapiteni i kombetares Lorik Cana festoi 36 vjetorin. Këtë gje nuk e ka haruar edhe nje nga klubet më të rëndësishëm të karierës së tij, Olimp...

11:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI