Flash

Roma dy ndeshje brenda ditës: skuadër e fryrë, por tashmë pa Dzeko…

Lapsi.al 28 July 2019
Roma dy ndeshje brenda ditës: skuadër e fryrë, por tashmë pa

Roma pasi është sforcuar të punojë në merkaton hyrëse, duhet të bëjë tani llogaritë me një organikë të tejfryrë, që duhet të largojë pjesët e panevojshme, por që pret edhe një goditje në vijën e parë të sulmit: tani Edin Dzeko nuk është më, të paktën këto janë shenjat e treguara në dy miqësoret e djeshme. E çuditshme në fakt, të shohësh të njëjtin emër skuadre, por me njerëz të ndryshëm në fushë, të luajë dy ndeshje në një ditë: 7-0 ndaj Rietit në mëngjes (dygolësh i Shik, gol i Zaniolos dhe katër gola në çerekorëshin e fundit), 3-1 ndaj Ternanës pasdite. Kanë qenë 24 futbollistë të impenjuar: por jo Dzeko zyrtarisht për një mbingarkesë tek fleksorët, por realisht sepse shitja e tij është fare pranë.

Fonseca shpreson plotësimin sa më të shpejtë të skuadrës. Në apel mungon një qendërmbrojtës, një sulmues anësor dhe një qendërsulmues. Për t’i blerë nevojitet të shitet. 12 janë me valixhe gati: Olsen, Fuzato, Karsdorp, Capradosi, Bianda, Nzonzi, Gonalons, Pastore, Coric, Defrel, Dzeko dhe Schick. Në Asamblenë e Ligës nesër do të jetë rasti për Romën dhe Interin të riflasin për boshnjakun. Conte pret dhe Marotta ka qëllimin që ta kënaqë, por nuk e bën dot me ofertën 12 milion euro, sepse kërkesa e Romës është më e madhe. Ideja është që 15 milionë plus bonus, mund ta realizojnë shitjen.

Schick është duke pritur që propozimet ndaj tij (Borusia Dortmund, Volfsburg, Milan dhe Bajern Mynih) të shdërrohen në oferta konkrete. I ndryshëm përkundrazi diskutimi për Defrel. Ofertat kanë ardhur e i takon francezit të zgjedhës mes Cagliari, Aston Villa dhe Monaco. Skuadra e Principatës interesohet edhe për Nzonzin. Pasi skuadra të ketë zgjidhur përfundimisht problemet e largimeve, Petrachi do të mbyllë frontin e hyrjeve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI