Flash

Solskjaer kundër Solskjaer: i biri i Ole Gunnar sfidon Manchester Utd

Lapsi.al 28 July 2019
Solskjaer kundër Solskjaer: i biri i Ole Gunnar sfidon Manchester Utd

Kur është fjala për"çështje familjare"... Takimi i fundit i vigjiljes së kampionatit do të rezervojë një ditë speciale, e ndoshta të paharrueshme për Ole Gunnar Solskjaer: të martën e ardhshme, Manchester Utd do të udhëtojë në Norvegji (vendlindja e teknikut të Red Devils) për tu sfiduar në një miqësore me Kristiansund. Asgjë e jashtëzakonshme, nëse nuk do të ishte fakti se në atë klub luan Noah Solskjaer, i biri. Christian Michelsen, tekniku i Kristiansund, ka konfirmuar se Noah duhet të jetë në fushë, duke dhënë informacion edhe për karakteristikat teknike të djaloshit.

“Në krahasim me të atin, Noah luan ndryshe - shprehet Michelsen -. Ole Gunnar ishte vdekjeprurës brenda zonës, Noah pëlqen më shumë të luajë. Ka teknikë e vizion, shihet që ka frekuentuar një shkollë të mirë...”. E konfirmon këtë në fakt edhe vetë djali i Solskjaer: “Kam filluar si sulmues, por dalëngadalë u tërhoqa, ndihem më shumë një 'numër 6’ se një ‘numër 10’ e të zbres në fushë të martën do të ishte fantastike. Me babin kam ndjekur në shumë ndeshje të mëdha, jam mjaftueshëm i mësuar me atë atmosferë”. Interesant është fakti se Noah ka si model Michael Carrick, për vite mesfushor i United e sot bashkëpunëtor i Ole Gunnar Solskjaer.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI