Flash

CR7 bëhet 'Leyenda': "Ky me Juventus, sezoni im më i mirë"

Lapsi.al 29 July 2019
CR7 bëhet 'Leyenda': "Ky me Juventus, sezoni im më i

"Nuk ishte e lehtë të largohesha nga Real Madrid pas shumë viteve e të vija në një kampionat të ri, me shokë të rinj, në moshën 33 vjecare. Për këtë motiv, mendoj se kam përjetuar sezonin tim më të mirë". Cristiano Ronaldo kthehet në Madrid për të marrë cmimin e Marca Leyenda, vlerësim special i të përditshmes spanjolle, e shpjegon për të gjithë përse viti i parë në Itali e ka ekzaltuar kaq shumë: "Me Juventus fitova kampionatin e Superkupën italiane, me Portugalinë fitova Nations League, tre trofe në një vit të vetëm".

"Është një trofe super i rëndësishëm që do të futet në palmaresin tim me krenari të madhe - ka theksuar portugezi gjatë dorëzimit të cmimit në Teatrin Reina Victoria, për të nderuar të vetmin lojtar të aftë të fitojë Premier League, Liga e Serie A - Ky qytet më ka dhënë shumë në nivel personal, kam luajtur këtu për 9 vjet e kam ruajtur një raport special, shpresoj të kthehem shpejt".

"Nëse do të fitojmë Champions League këtë vit? Nuk e di. Do e provojmë, si gjithnjë. Është e vështirë sepse të gjitha skuadrat e duan. Shpresoj ta fitojë Juventus. Gjëja më e rëndësishme - shtoi Ronaldo - është se karriera ime vazhdoi shumë mirë pas Real. Èshtë një nga sezonet më të mirë që kam bërë, individualisht e kolektivisht - ka theksuar CR7.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI