Flash

Furi dëmtimet tek Real: Courtois është i pesti në prag të sezonit

Lapsi.al 29 July 2019
Furi dëmtimet tek Real: Courtois është i pesti në prag

Nuk po nis mirë sezoni për Zinedine Zidane. Real Madrid vazhdon të humbasë pjesë, madje shumë të rëndësishme. I fundit që e ka pësuar është Thibaut Courtois, portieri i Blancos e kombëtares belge që vetëm dy ditë më parë i kishte thënë Navas: “Është e qartë se kush është numri 1...”. Vetëm se tashmë me dëmtimin e pësuar, numri 1 është e qartë se kush mbeti: shembje e gradës së dytë në kaviljen e majtë që do ti bëjë të humbasë Audi Cup në Mynih. Real nuk ka saktësuar ende kohët e rikuperimit, por për mediat spanjolle Courtois rrezikon një muaj ndalim e mund të humbasë edhe ndeshjen e parë të kampionatit në 17 gusht në Vigo kundër Celta.

Pas një viti të vështirë, në një balotazh me Keylor Navas e mes shumë polemikave, Thibaut Courtois ishte shfaqur në një formë të shkëlqyer në prag të sezonit të ri: portieri i Real Madrid ishte kthyer muri i pakalueshëm si në kohët e Chelsea, aq sa edhe në stërvitje askush nuk mundej ti shënonte.

Dëmtimi i portierit i bashkohet atyre të Brahim (probleme në një kofshë), Asensio (këputje e kruciatit, sezon i mbaruar), Mendy (dëmtim muskular në kofshën e djathtë, të paktën një muaj stop) e Jovic (probleme me kaviljen).

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI