Flash

I papuni më i dëshiruar në Gjermani bën të ëndërrojë Fiorentinën

Lapsi.al 29 July 2019
I papuni më i dëshiruar në Gjermani bën të

Një ëndërr, nga ato mbi të cilat arsyetohet edhe kur zgjohesh. Sepse është romantike, sepse është stimuluese. Franck Ribery është i papuni më i dëshiruar në Gjermani, e ndoshta më i kërkuari në gjithë Europën. Sipas asaj që bën të ditur Bild, mes ofertave të mbërritura për francezin, e fundit, por jo më pak interesante është ajo e Fiorentina, që kërkon ti japë imazh skuadrës me lojtarin që ka zgjidhur kontratën në 30 qershor me Bayern Munchen, klub për të cilin ka luajtur për 12 vjet (425 prezenca, 124 gola) duke fituar 24 trofe. Kurrë asnjë lojtar, gjerman apo i huaj, nuk e ka fituar më shumë Bundesliga (9 suksese). Për këtë motiv, pavarësisht shumë ofertave në Gjermani, idea e Ribery është të provojë një aventurë jashtë kufijve.

Mbi Ribery është i fortë interesimi i Eintracht Frankfurte që në ditët e kaluara ka kontaktuar Alain Migliaccio, prokuratorin e francezit, për të parë mundësinë e transferimit. Franck kërkon të arsyetojë, sepse nuk dëshiron të përballet me Bayern si kundërshtar. “Në këto muaj, kam marrë shumë oferta, kam ende dëshirë të luaj kështu që së shpejti do të marr një vendim”, ka shpjeguar Ribery. Francezi, i kontaktuar edhe nga klube arabë e kinezë, duke qendruar në Europë duhet të pranojë një reduktim të fortë të pagës. Deri në 2018 Franck e kishte rrogën 15 milionë në vit. Në sezonin e fundit ra dakord të fitonte 7, që sidoqoftë është një pagë prej lojtari elitar për klube si Eintracht e Fiorentina. Por për të realizuar një ëndërr ndonjëherë është e nevojshme edhe të shpenzosh...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI