Flash

Në luftën Bale-Zidane ndërhyn fort prokuratori i uellsianit: “Nuk ka patur kurrë respekt për lojtarin”

Lapsi.al 29 July 2019
Në luftën Bale-Zidane ndërhyn fort prokuratori i uellsianit:

Me sa duket plaga është shumë e thellë, kur edhe një prokuror ndërkombëtar kaq ekspert si Jonathan Barnett arrin të deklarojë se “Zidane nuk tregon respekt për një lojtar si Bale që ka bërë shumë për Real Madrid”. Menaxheri në fjalë është ai që kujdeset për interesat e Gareth Bale, të cilit vetëm një ditë më parë iu anullua transferimi në Kinë tek Jiangsu. “Raporti me Zidane? Nuk ka patur kurrë”, ka nënvizuar Barnett për të shpjeguar momentin e vështirë që po kalon uellsiani.

“Zidane, nuk e pëlqen fare Gareth - ka pranuar menaxheri i Bale në një intervistë për Le Journal du Dimanche -. Nuk ka raport mes tyre, nuk ka patur kurrë”, shtoi Barnett që vetëm pak ditë më parë kishte thënë se tekniku francez “nuk tregon respekt për një lojtar që ka bërë shumë për Real Madrid”. “Gareth dëshiron të qendrojë në Madrid - ka thënë ai - por nuk jam i sigurtë nëse zoti Zidane e dëshiron këtë gjë, edhe pse Gareth ka një kontratë të mirë deri në 2022. Sipas meje është një nga tre apo katër lojtarët më të mirë në botë, por zoti Zidane nuk e mendon kështu. Por ky është mendimi i tij dhe nuk do ta kritikoj për këtë”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI