Flash

Goditje dënimi, penallti e zëvendësim: kështu futbolli bëhet më i shpejtë

Lapsi.al 30 July 2019
Goditje dënimi, penallti e zëvendësim: kështu futbolli

Futbolli ka ndryshuar. Këtë fraë e dëgjojmë prej vitesh në kampionate të ndryshme, por kurrë si këtë vit dhe mendimi i korrespondon realitetit. Pas Botërorit Under 20, miqësoret e para verore po sjellin me forcë rregullat e reja të lojës, të aprovuara nga International Board i Fifa, duke nisur nga qershori i kaluar. Të reja në goditjet e dënimeve, në rivënie anësore, penallti e shumë të tjera që - sic duket - do ta përshpejtojnë ndeshjen.

GODITJET E DËNIMIT

Një rast që ka bërë shumë të diskutohet, ishte ai në miqësoren e derbit të Italisë mes Juventus e Inter. Në rast të një barriere me tre ose më shumë lojtarë të ndryshëm, asnjë lojtar i skuadrës sulmuese nuk mund të pozicionohet më larg se një metër nga muri. Kështu, goli i Ronaldos në atë ndeshje ishte për tu anulluar. Një tjetër e re në goditjet e dënimit, në favor të skuadrës mbrojtëse, në zonën e saj është se nuk është më e nevojshme që topi të dalë nga zona e penalltisë, por kundërshtarët nuk mund të futen brenda saj, ose më saktë duhet të qendrojnë të paktën 9,15 metra larg. Në rast të një topi të diskutueshëm në zonën e penalltisë, topi do ti dorëzohet direkt portierit të skuadrës mbrojtëse, ndërsa në zonat e tjera të fushës, arbitri do tia dorëzojë topin skuadrës së fundit që e ka prekur topin në pikën ku ndodhi.

RIVËNIE FUNDORE

Për të shpejtuar nisjen e lojës, topi do të luhet menjëherë edhe në zonën e penalltisë; kundërshtarët duhet të qendrojnë jashtë 16 metrave përpara se të bëjnë presion tek lojtari që ka topin. Kjo ndryshon ndjeshëm strategjitë e kostruksionit të lojës, por nëse nga njëra anë rritet presioni kundërshtar, nga ana tjetër në miqësore janë parë skema të reja për të befasuar sulmuesit. Në Milan-Benfica, portieri i luzitanëve Vlachodimos pasi kaloi topin tek shoku i skuadrës, e rimorri në duar pasi ai ia ktheu me kokë, për të bërë një rivënie të gjatë drejt sulmuesve, duke anashkaluar gjithë rreshtimin e Milan në presing.

FAULL ME DORË

Këtu futemi në një fushë të destinuar të diskutohet gjatë: ka ndryshuar njësia e gjykimit për këtë lloj faulli. Cdo prekje me krah apo dorë përmes së cilës shënohet një gol ose krijohet një rast për gol, do të sanksionohet; për më tepër, cdo herë që një lojtar do të prekë topin me dorë ose krah mbi lartësinë e supeve, do të ndëshkohet me penallti ose faull. Rrëzohet pjesa e qëllimit.

ZËVENDËSIME

Edhe në këtë pjesë, loja do të jetë shumë më e shpejtë. Një lojtar i zëvendësuar, në fakt, nuk duhet të dalë më në gjysmën e fushës, por do ta kalojë vijën në anën më të afërt. Nuk ka më standing ovation me pak fjalë. E sigurisht do të ndryshojnë edhe dinamikat e shtimit të minutave të rikuperimit.

KARTONA TË VERDHË

Skuadra që pëson një faull mund ta nisë aksionin menjëherë pa pritur që arbitri ta ndëshkojë kundërshtarin me karton të verdhë, duke e vonuar penalitetin deri në ndërprerjen e ardhshme.

PENALLTI

Një modifikim i diskutueshëm për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme të VAR i përket penalltive. Portieri duhet të ketë të paktën një këmbë në vijën e portës në momentin e goditjes së sulmuesit, përndryshe - në rast pritje - penalltia duhet përsëritur. Një vendim edhe ky i diskutueshëm që penalizon ndjeshëm portierët.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI