Flash

Neymar, Policia mbyll çështjen e përdhinimit: akuzat rrëzohen çuditërisht pa provat e kërkuara

Lapsi.al 30 July 2019
Neymar, Policia mbyll çështjen e përdhinimit: akuzat

Një lehtësim i madh për Neymar, që tani mund të mendojë vetëm për të ardhmen e tij në fushë (Psg ose Barcellona). Policia braziliane në fakt nuk do ta akuzojë sulmuesin e Selecaos për përdhunim. Autoritetet kanë mbyllur hetimet, duke arritur në konkluzionin se nuk ka element të mjaftueshëm për të akuzuar formalisht futbollistin brazilian - i akuzuar për dhunë seksuale nga modelja braziliane Najila Trindade - për episodin e ndodhur në Paris në fillim të qershorit. Sipas asaj që bëjnë të ditur burime juridike, policia e San Paolos është duke mbyllur cështjen dhe do ti kërkojë Gjykatës ta arkivojë.

Sipas asaj që bën të ditur gazeta 'Folha de Sao Paulo', që ka vizionuar raportin, policia ka gjetur kontradikta të shumta në akuzën e vajzës, duke konkluduar se Neymar nuk e ka kryer krimin për të cilin akuzohet. Policia kishte kërkuar në fillim të korrikut një periudhë tjetër 30 ditore për të kompletuar hetimin sepse donte të shihte filmimet e hotelit në Paris ku kishte ndodhur ngjarja, si edhe raportin mjekësor, por i ka mbyllur hetimet pa marrë filmimet e pa diagnozën mjekësore.

Në dy muajt e fundit Trindade e ka ndryshuar dy herë trupën mbrojtëse dhe kohët e fundit denoncoi edhe vjedhjen e tabletit, që sipas saj kishte videon e provës së përdhinimit. Neymar gjithnjë ka hedhur poshtë cdo akuzë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI