Flash

Insigne, takon hollywoodianin në Capri, Milik e tall: “U morët vesh me gjeste?”

Lapsi.al 31 July 2019
Insigne, takon hollywoodianin në Capri, Milik e tall: “U morët
Për Lorenzo Insigne gjërat duket të nisin mirë. Sulmuesi i Napoli po punon fort në vigjilje të vitit të dytë në Napoli nën drejtimin e Carlo Ancelotti, e ditët e fundit ka marrë disa kënaqësi të vecanta: në fillim në Edinburg e më pas në Capri. Për Insigne ka qenë një javë spektakolare: gol ndaj Liverpool kampion Europe në fuqi enjë takim befasues me një tallje të bukur nga pas.
View this post on Instagram
 

Un piacere averti conosciuto @markwahlberg!

A post shared by Lorenzo Insigne (@lorinsigneofficial) on

Lorenzo është një artist i topit, Mark Wahlberg është i ekranit të madh: dy fenomenët që tërheqin vëmendje në botën e tyre profesionale janë takuar rastësisht në Capri. Insigne ka përfituar për të bërë një foto me aktorin e filmave hollyëoodiani, të cilën e ka shpërndarë menjëherë në profilin e tij në Instagram: qindra komente… e ndonjë përgjigje pikante. Si ajo pickuese e shokut të skuadrës Arkadiusz Milik, që është tallur me kapitenin e Napolit për anglishten e tij, që tani dyshohet se nuk është në maksimum. Polaku në fakt ka komentuar “U morët vesh me gjeste?” me tre fytyra të zbavitura. Me pak fjalë: Insigne jep një asist (pa dashje) e Milik e dërgon në rrjetë, edhe kur bëhet fjalë për batuta.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI