Flash

Leonardo kërkon të bindë Neymar të qendrojë me PSG, me largimin e Cavani

Lapsi.al 31 July 2019
Leonardo kërkon të bindë Neymar të qendrojë me PSG, me

Paris Saint Germain ndryshon strategji dhe po përpiqet të bindë Neymar të qendrojë në kryeqytet. Takimi ballë për ballë mes drejtorit sportive të Psg Leonardo dhe O’Ney është provë e qartë se francezët kërkojnë të spostojnë hipotezën e largimit nga mendja e brazilianit. Sipas "Le Parisien", në takimin që është në agjendë në Shenzhen, në Kinë, Leonardo do të tentojë të mbyllë polemikat e divergjencat e muajit të fundit e të bindë Neymar, duke përfituar edhe vështirësitë nga ana e blerëve të mundshëm të plotësojnë kërkesat e Al-Khelaifi. Sipas të përditshmes parisiene, pas javësh konfrontimi, Neymar është shfaqur sërisht i buzqëshur, ndoshta edhe në lidhje me lajmet e mira që erdhën nga Brazili për akuzat e përdhunimit. Lojtari ka marrë pjesë në inisiativat komerciale të Psg në Shenzhen, duke treguar fanellën e tij në rrjetet sociale.

Në qetësimin e situatës ka shërbyer edhe deklarata e teknikut të klubit, Thomas Tuchel, që është përgjigjur se për brazilianin "nuk ka asgjë të re. Është një pyetje për tiu bërë klubit e Neymar. Për mua ai është në dhomat e zhveshjes, po stërvitet dhe është ende një lojtar i imi". Për të kurorëzuar me sukses strategjinë e re, PSG po mendon ti pastrojë edhe rrugën numrit 10, duke larguar nga klubi Edinson Cavani, raporti i të cilit me Neymar nuk ka qenë kurrë i mirë. Largimi i mundshëm i uruguajanit do të ishte një motiv më tepër për të mbajtur brazilianin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI