Flash

Moldavia, vendimtare për Lerda: kualifikimi pasohet me spastrime të italianit, eleminimi....

Lapsi.al 31 July 2019
Moldavia, vendimtare për Lerda: kualifikimi pasohet me spastrime të

Nuk është vigjilja e duhur e një ndeshje vendimtare, por Partizanit i duhet ta kërkojë kualifikimin në Moldavi, në një kaos të plotë dhe kontradikta të hapura mes teknikut Franco Lerda dhe asitentëve të tij Saccone e Mehmeti, ku detyrimisht janë përfshirë edhe një pjesë e lojtarëve. Tensioni është në nivele të larta tek të kuqtë, që duhet të mendojnë për më tepër të rikuperojnë edhe humbjen 0-1 të marrë në Selman Stërmasi në ndeshjen e vajtjes së raundit të dytë të Europa League kundër Sheriff Tiraspol.

Lerda ka vënë veton për momentin, duke diktuar jo vetëm formacionin surprizues të ndeshjes së parë me përjashtimet e rëndësishme të Asanit, Trashit apo Mensah, por edhe duke vendosur ligjin, duke i treguar një pjese të lojtarëve se nuk janë pjesë e projektit të tij, në mënyrë evidente me stërvitjen nën urdhërat e dyshes së asistentëve, në thyerje të plotë të mardhënieve. Në këtë pikë, pas dy humbjeve në tre ndeshjet e para në pankinë, shoqëruar me një eleminim dhe një tjetër në prag, sfida e kthimit kundër Sheriff mund të kthehet në një ndalesë të fundit për italianin, duke parë se si janë komplikuar gjërat.

E megjithatë, kualifikimi do të vendosë shumë se në cilën anë do të shkojë peshorja: nëse Lerda ia del, atëherë italiani do të mund të bëjë spastrimin për të cilin pretendon se ka nevojë skuadra. Por nëse vjen eleminimi edhe në Europa League, atëherë me shumë mundësi italiani nuk do të ketë kohë shtesë. Tek Partizani e kujtojnë fare mirë kohët kur Gega ishte në detyrë dhe asnjë situatë e tillë nuk u shfaq gjatë gjithë sezonit, aq më tepër tre ditë përpara një ndeshje shumë të rëndësishme për të ardhmen…

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI