Flash

"Gjashtëmbëdhjetë ditë radhazi i dehur": Raikkonen trondit imazhin e Formula 1

Lapsi.al 15 August 2019
"Gjashtëmbëdhjetë ditë radhazi i dehur": Raikkonen

Kimi Raikkonen, ish-ferraristi, tani piloti i Alfa Romeo, është rrëfyer në një intervistë për motorsport.com, duke folur mbi të gjitha për jetën private. E duke komentuar kapitullin e librit të tij quajtur "gjashtëmbëdhjetë ditë", ka zbuluar se kishte jetuar i dehur, pikërisht gjashtëmbëdhjetë ditë rradhazi mes GP të Bahrain e atij të Barcellona në 2013.

"Si kam arritur ti kujtoj ato ditë? Nuk kam arritur në fakt - shpjegon -. Në pjesën më të madhe ma kanë kujtuar të tjerët. Bëmë xhiron e Europës e jemi zbavitur, nuk ishte hera e parë për ne dhe ishte normale. Duhej ta fshihja? Por nuk kishte asgjë të gabuar në këtë gjë. Ku është historia për të mos u treguar? Nuk ka asgjë të keqe. Ishte gati normale dhe ndodhte shpesh. Kapitulli i librit nuk tregon herën e vetme në të cilën kamë bërë dicka të tillë, zbavitesha. Tani që jam martuar e kam dy fëmijë, kam të tjera prioritete".

Raikkonen ngre dozat në një pjesë tjetër të intervistës: "Pija duhan kur isha i ri, tani nuk pi prej shumë kohe, nuk e mbaj as mend kur ishte hera e fundit. Nuk besoj se tymosja në mbledhjet me Lotus, si thuhet, po sigurisht në motorhome e në tarracë me shefin! Nuk e kishte problem? Sic duket jo. Njëherë mendoj se ndodhi në Abu Dhabi, më kujtohet. Nuk ka qenë kurrë problem ose të paktën sma tha kurrë! Të pija duhan e alkool e bëri mënyrën time të të jetuarit edhe më të mirë. Duhet të bësh cdo gjë që të bën të ndihesh mirë, e rëndësishme është të dish cfarë është e mirë për ty". Raikkonen i befason të gjithë, nuk ngjan aspak me atë që quhej Iceman...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI