Flash

Humbi penalltinë, mbulohet nga fyerjet raciste. Chelsea: "Të neveritur"

Lapsi.al 15 August 2019
Humbi penalltinë, mbulohet nga fyerjet raciste. Chelsea: "Të

Të humbasësh një penallti në kohën e rrjeteve sociale është bërë një mëkat vdekjeprurës, jo një gabim. Tammy Abraham, 21 vjecari anglez me origjinë nigeriane, duhet ta ketë mësuar tashmë në kurriz të tij. I kthyer nga huazimi tek Aston Villa, me 25 gola të shënuar në Championship, sulmuesi i Chelsea ka humbur 11 metërshin deciziv në Superkupën europiane përballë Adrian. E mbi të menjëherë kanë vërshuar fyerjet raciste të të gjitha llojeve.

Ajo që ndodhi deri në atë momento, me sulmuesin që fitoi penalltinë e barazimit 2-2, që e coi ndeshjen tek penalltitë nuk e kujtoi më askush. Por përgjegjës ose jo për humbjen, janë të turpshme reagimet e tifozëve Blues në ëeb: “Jemi të neveritur nga postimet që kemi parë në social media - ka bërë të ditur një zëdhënës i Chelsea -. Klubi i konsideron të papranueshëm të gjithë format e sjelljet diskriminuese. Nuk ka vend në këtë klub kush, duke qenë në zotërim të një abonimi, apo bilete, apo cilido tifoz i Chelsea, bëhet përgjegjës për sjellje të tilla. Do të ndërmarrim masat më të forta të mundshme kundër fajtorëve".

Edhe shoqata antiraciste Kick It Out, ka dënuar fyerjet në drejtim të Abraham. “Ky lloj abuzimi është gjithnjë e më i parashikueshëm por jo më pak i neveritshëm. Japim gjithë mbështetjen tonë për Tammy e përsërisim kërkesën tonë ndaj Tëitter e mediave të tjera sociale të reagojnë ndaj këtyre manifestimeve ofensive”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI