Flash

Klauzolë 'anti-Juve' për Icardi: Marotta përgatit goditjen e ulët

Lapsi.al 15 August 2019
Klauzolë 'anti-Juve' për Icardi: Marotta përgatit

Fatet e katër skuadrave - Inter, Roma, Napoli e Juventus - lidhen me vendimin e Mauro Icardi. Sulmuesi argjentinas ka marrë akoma ndonjë ditë kohë (deri në fillim të javës së ardhshme) sepse pret rikthimin e bardhezinjve. Në fakt, vështirë se ndodh: Zonja e Vjetër nuk arriti të shesë Dybala, që vazhdon të japë sinjale se dëshiron të qendrojë nën drejtimin e Maurizio Sarri. Kështu, Fabio Paratici nuk është i lirë të lëvizë dhe është i detyruar të tregojë kujdes për numrin 10.

Kështu, me Kampionët e Italisë të pamundur të bëjnë lëvizjen finale së afërmi, Icardi mund të vendosë ti thotë po propozimit të Roma, duke zhbllokuar tratativën Dzeko-Inter. E në sfond mbetet Napoli: Corriere dello Sport ka hipotezuar një pakt mes të mëdhave, për lëvizjen e sulmuesve me Maurito të kaltër dhe Milik verdhekuq.

Gjithnjë sipas Corriere, Marotta po punon për një klauzolë anti-Juve për të penguar që Roma, pas një viti ti shesë sulmuesin bardhezinjve (Corriere della Sera flet për një veprim penal). Në radhët e drejtuesve të lartë të klubit të Suning, transferimi i Icardi në Torino bëhet vetëm në këmbim të Dybala, gjë që nuk merret fare në konsideratë nga Andrea Agnelli. E kjo është arsyeja që Pallotta, i kompletuar në nivel ekonomik nga një bond i lëvruar javën e kaluar (kryeqytetasit kanë tani në dispozicion 55 milionë likuiditet më shumë), shtyn me forcë për ish-kapitenin zikaltër.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI